Njihuni me robotët-peshkaqenë të Marinës amerikane

Një ekip i Marinës amerikane është duke kryer testime në Bazën Lindore, në Virginia Beach, të një roboti të njohur si “Notuesi Fantazmë”, që duket si një peshkaqen.

Kjo pajisje është zhvilluar si pjesë e projektit NEMO të Marinës amerikane, e cila  është duke punuar për të krijuar mjete lundruese nënujore pa pilot.

“Notuesi Fantazmë” është i gjatë 1,5 metra, peshon rreth 45 kg, dhe funksionon në thellësi nga 25 cm deri në 91.5 metra.

Notuesi Fantazmë3

Ai mund të kontrollohet nëpërmjet kompjuterit portativ me një kordon të gjatë 152 metra, ose mund të veprojë në mënyrë autonome përmes sensorëve të instaluar në të – që furnizohen me energji nga një bateri e qëndrueshme.

Kur kontrollet përmes kompjuterit portativ roboti siguron inçizime të drejtëpërdrejta nga vendi i ngarjes dhe të dhëna tjera në kohë reale. Ndërsa  kur “peshkaqeni” funksionon në mënyrë autonome, ai i inçizon, mbledh dhe  i transmeton të dhënat pasi të nxirret nga uji, apo të dhënat prej tij mund të  nxirren edhe në mënyrë  manuale.

Kjo pajisje me mundësi mjaft të mira të maskimit të pamjes, do të bëjë të mundur edhe kryerjen e detyrave të inteligjencës dhe misioneve të mbikëqyrjes e zbulimit.

Megjithatë, sipas ekspertëve të Marinës, “Notuesi Fantazmë” mund të përdoret edhe për operacione miqësore, meqë gjatë testimit në Virginia, ai është përdorur për mbledhjen e të dhënave për rrymat e ndryshme ujore, baticat e zbaticat, kushtet meteorologjike dhe turbulencat.

Marina amerikane është duke testuar edhe “Notuesin Fantazmë” 2 dhe  3. /NGJYRA.COM/

Notuesi Fantazmë2 Notuesi Fantazmë4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *