Palestra shtëpiake

Nëse keni një dhomë (hapësirë) të pashfrytëzuar kudoqoftë ajo në shtëpinë/banesën tuaj, mund të përfitoni nga kjo ide dhe atë hapësirë ta shndërroni në një sallë fitnesi, në mënyrë që sa më lehtë të mbani formën e trupit tuaj.

Palestra shtëpiake përmban shumë pajisje, andaj hapësira duhet të jetë sa më e madhe që është e mundur, e nëse keni pamje nga liqeni, deti, vargmalet… apo ndonjë panoramë të ngjajshme – atëherë, do të ishte i mirëseardhur orientimi i palestrës me pamje nga natyra.

home gjim5

Mënyra e dekorimit të kësaj salle duhet të jetë e thjeshtë, nuk keni nevojë të vendosni asnjë lloj të mobilieve përveç pajisjeve dhe ndonjë dollapi për peshqirë. Megjithatë, i vetmi dekor që mund të vendoset në këtë hapësirë janë perdet dhe bimët.

Një element tjetër dhe shumë i rëndësishëm në palestrën bashkëkohore shtëpiake është edhe vendosja e një TV-je të madhe, në mënyrë që t’ju inkurajojë gjatë ushtrimeve, pse jo të shikoni ndonjë film, serial të preferuar apo thjeshtë të dëgjoni muzikë. /NGJYRA.COM/

home gjim7 home gjim3 home gjim6 home gjim8 home gjim1 home gjim2 home gjim9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply