Qethet delja më e leshtë në botë

Një dele australiane, e quajtur Chris (në bazë të emrit do të duhej të ishte dash), është fotografuar para se t’i hiqeshin me anë të qethjes plot 40 kg lesh nga trupi i saj.

Delja është qethur muajin e kaluar në kryeqytetin e Australisë, Kanbera, ndërsa jozyrtarisht mendohet se ishte delja më e leshtë në botë.

Delja është gjetur në rrethinën Mulligan të Kanberës, ndërsa për shkak të leshit të madh ajo mëmzi ecte rrugës.

Pas qethjes ndërkaq, ajo është kontrolluar nga veterinari dhe tashmë ajo mund të defilojë pa problem rrugëve të kryeqytetit të Australisë. /NGJYRA.COM/

delja e leshte 003 delja e leshte 002 delja e leshte 005 delja e leshte 006 delja e leshte 004

Foto: Reuters

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply