Ritualet bizare të personazheve të njohura

Shkrimtari Mason Currey në librin e tij “Ritualet ditore” zbulon shprehitë bizare të personave të njohur historikë. Gjithsesi, nga të përmendurit në libër, qoftë kur është fjala për shkencëtarin kulmor Albert Einstein ose muzikantin siç është Louis Armstrong, kanë pasur rituale ditore të cilave u janë përmbajtur për të qenë më produktivë.

Në 11 shembuj mund të lexoni mbase edhe sekretin e gjenialitetit të tyre:

George Gershwin

George Gershwin (1898-1937) – Kompozitor amerikan i “Rapsodisë në të kaltër”, ka kompozuar në pianon e tij ekskluzivisht i veshur me pizhame apo me penjar shtëpie. Vëllai i tij Ira për të ka thënë se si kurrë nuk ka mundur të jetë i relaksuar dhe që gjithmonë është detyruar të punonte diçka.

Albert Einstein2

Albert Einstein (1879-1955) – Njëri ndër mendjet më të mëdha në përgjithësi, ka bërë jetë të tërhequr. Nuk ka dashur të shkonte te berberi, andaj për atë shkak ka lënë t’i rriten flokët, ndërkaq çorapet i ka konsideruar produkt i panevojshëm.

Charles Dickens3

Charles Dickens (1812-1870) – Shkrimtar britanik, ka pasur një kërkesë bizare. Dhoma e tij e punës patjetër është dashur të jetë e rregulluar në atë mënyrë që në të të gjendej një vazo e vogël gjithmonë me lule të freskëta, një thikë e madhe për prerje të letrës, fleta e praruar me figurë lepuri në të cilën gjendeshin edhe dy figura të bronzta të bretkosave të mëdha duke vringëlluar me shpata në dyluftim me njëra-tjetrën.

Agatha Christie3

Agatha Christie (1890-1976) – Autorja më e njohur botërore e romaneve kriminalistike vërtet kurrë nuk ka pasur tavolinë pune. Ka shkruar aty ku i është përshtatur, nga tavolina e ngrënies, mbi rafte e deri në sipërfaqe të rrafshëta të banesës. Siç ka thënë edhe vetë ajo, çdo sipërfaqe ka qenë e mirë për të shkruar.

Truman Capote4

Truman Capote (1924-1984) – Autor i veprës “Kafjalli te Tifani”, ka shkruar ekskluzivisht në shtrat, madje duke pirë kafe dhe cigare. Megjithatë, në tavllë ka fikur vetëm tre duqe cigaresh, ndërkaq të tjerat i ka futur nëpër xhepa. Në mënyrë kompulsive ka numëruar në kokë, ndërkaq ka refuzuar të thërrasë në numrat apo dhomat e hoteleve, nëse ata numra kanë qenë “të pafat”.

Alexander Graham Bell5

Alexander Graham Bell (1847-1922) – Shpikës i telefonit, ka qenë punëtor i palodhshëm, i cili ka fjetur vetëm tri orë në ditë.

Mark Twain6

Mark Twain (1835-1910) – Baba i literaturës amerikane, ka pasur telashe të mëdha me pagjumësinë. Sikur edhe personazhet e tij të njohura: Tom Sojeri dhe Hakëlberi Fini, edhe ai vetë shpesh ka fjetur në vende të pakëndshme dhe të parehatshme. Ka preferuar të flinte në dysheme të banjës.

F Scott Fitzgerald7

F. Scott Fitzgerald (1896-1940) – Autor i novelës së famshme “Getsbi i Madh”, ka besuar se alkooli është i domosdoshëm për shkrime kreative. Meqë ka jetuar në kohën e prohibicionit në SHBA, ka besuar se pija e pastër alkoolike “Xhin” është ilaçi më i mirë për mungesë inspirimi, sepse ka ndikuar menjëherë dhe vështirë ka qenë të zbulohej. Alkoolizmi ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të tij në moshën dyzetvjeçare.

Victor Hugo8

Victor Hugo (1802-1885) – Shkrimtar i veprave “Të Mjerët” dhe “Kambana e Kishës Notër Dam” ka pasur ritual ditor mazohistik në ujë të akullt. Në mëngjes ka pirë dy vezë të freskëta, ndërkaq mjekrën dhe mustaqet i ka mirëmbajtur duke shkuar për çdo ditë te berberi.

Louis Armstrong9

Louis Armstrong (1901-1971) – Pionier i xhazit dhe muzikant brilant, ka jetuar në lëvizje. Në paraqitje muzikore gjithmonë ka shkuar dy orë më herët, ndërkaq para daljes në tribunë në vend të alkoolit ka pirë “gage”, përkatësisht “marshuanë” për të qenë më i relaksuar.

Karl Marx10

Karl Marx (1818 – 1883) – Baba i komunizmit, gjatë 34 vjetëve që i ka jetuar në Londër, i ka kaluar shumë ditë duke lexuar në Muzeun Britanik midis orës 9 në mëngjes dhe 19 në mbrëmje. Tani ajo dhomë është hapësirë ekspozuese. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply