Shpella më e madhe e akullit në botë

Sistemi i shpellave të akullit Eisriesenwelt (Eisriesenwelt -“bota e gjigantëve të akullt”) është një botë e mahnitshme nëntokësore e skulpturave natyrore dhe formacioneve të  akullit.

Eisriesenwelt është në fakt një labirint i shpellave natyrore prej gurit gëlqeror të ngrirë, i cili gjendet në malin Hochkogel në Alpe, rreth 40 km në jug të Salzburgut, në Austri.

Eisriesenwelt4

Kjo botë e madhe nëntokësore është e gjatë rreth 40 km. Megjithse turistëve iu lejohet ta vizitojnë vetëm kilometrin e parë të shpellës, kjo është e mjaftueshme që të mund të imagjinohet ndjenja që mund të përjetohet edhe në  pjesën e mbetur të rrugëtimit nëntoksor.

Eisriesenwelt është e hapur për turistët çdo vit prej 1 majit e deri më 26 tetor, gjatë së cilës periudhë vizitohet nga rreth 200.000 turistë.

Eisriesenwelt6

Zbulimi i parë zyrtar i Eisriesenwelt i atribuohet natyralistit nga Salzburgu, Anton Posselt  i cili në vitin 1879 i  kishte hulumtuar dyqind metrat e para të kësaj shpelle.

Para zbulimit të tij, shpella ishte e njohur vetëm për banorët vendorë të cilët besonin se kjo ishte hyrja për në ferr – arsye kjo për të cilën ata gjithmonë kishin refuzuar madje edhe t’i afrohen asaj. /NGJYRA.COM/

Eisriesenwelt1 Eisriesenwelt11 Eisriesenwelt17 Eisriesenwelt16 Eisriesenwelt14 Eisriesenwelt12 Eisriesenwelt15 Eisriesenwelt8 Eisriesenwelt5 Eisriesenwelt2 Eisriesenwelt3 Eisriesenwelt10 Eisriesenwelt9 Eisriesenwelt7 Eisriesenwelt13

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *