Një shtëpi e jashtëzakonshme mbi pemë

Projekti impresionues i arkitektit, Robert Harvey Oshatz, ka rezultuar me një shtëpi në mes të malit të Portlandit, në Oregon të SHBA-ve, që duket sikur ka mbirë mbi një pemë dhe është plotësisht në pajtim me natyrën ku është ndërtuar.

Shtëpia mbi pemë njihet me emrin ‘Wilkinson Residence’, ndërsa është porositur nga pronari si një shtëpi që do të ishte në harmoni me natyrën dhe që lidhet edhe me muzikën.

Wilkinson Residence7

Për ta kuptuar mirë idenë e këtij projekti, nevojitet të vizitohen hapësirat në formë të vijave të lakuara, që dëshmojnë gjithë kompleksitetin e lidhjes me eksterierin.

Brenda shtëpisë dominon druri, ndërsa dritaret e shumta ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm natyral – që sikur e sjellë ambientin e jashtëm dhe brenda shtëpisë. /NGJYRA.COM/

Wilkinson Residence19 Wilkinson Residence8 Wilkinson Residence14 Wilkinson Residence15 Wilkinson Residence2 Wilkinson Residence11 Wilkinson Residence10 Wilkinson Residence4 Wilkinson Residence3 Wilkinson Residence5 Wilkinson Residence9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply