Shtëpia në formë të valëve të oqeanit

Olas është një shtëpi bregdetare, koncepti (dizajni) i së cilës është bazuar në imitimin e valëve të oqeanit, ndërsa është projektuar nga arkitekti spanjoll Victor Lusquiños.

Themelet e ndërtesës krijojnë lidhje mes linjave të cilat ngjasojnë me valët e oqeanit dhe e ndajnë hapësirën në 3 etazhe.

shtepia vale4

Muret transparente lejojnë që interieri të ketë pamje mahnitëse në drejtim të oqeanit, ndërsa nga ana e pasme, muret e bardha në formë kurbe e bëjnë strukturën të përshtatet mirë me ambientin.

Së bashku me mobiliet minimaliste, në interierin e kësaj shtëpie, në katin e dytë, është një mural nga artisti Joan Miro, i cili pasqyron dhe interpreton pamjen e oqeanit. /NGJYRA.COM/

shtepia vale2 shtepia vale1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply