Shtylla e Jetës në Gjeorgji

Shkëmbi Katskhi, i njohur si Shtylla e Jetës, është një lapidar natyror gëlqeror, i ngritur 40 metra mbi kodrat  në Gjeorgjinë qendrore.

Pamja mistike e këtij shkëmbi ka qenë tërheqëse për njerëzit qysh në kohën para përhapjes së Krishterimit në këtë vend, kur për banorët e asaj kohe kjo shtyllë natyrore kishte shërbyer si një vend i shenjtë pagan ku ata besohet se i kryenin ritet për frytëzim.

Katskhi 9

Gjeorgjia ishte shteti i dytë në botë (pas Armenisë) i cili e kishte pranuar krishterimin si fe zyrtare të shtetit, kështu që në të gjitha lokacionet e vjetra pagane për ritual ka ngritur ndërtesa të reja të krishterimit.

Në gjithë vendin janë ndërtuar shumë kisha, ndërsa më vonë, në shekullin e 7-të, një e tillë është ndërtuar edhe në vet shkëmbin Katskhi.

Katskhi 5

Aktualisht, Kisha Ortodokse e Gjeorgjisë është duke ndërtuar një kishë të re në majë të kësaj shtylle, ku mund arrihet me anë të skeleve dhe shkallëve të kombinuara.

Në kishën e re ruhen eshtrat e besimtarëve që kanë ndërruar jetë në majë të shtyllës, qasja në të cilën edhe sot e kësaj dite është e ndaluar për gra. /NGJYRA.COM/

Katskhi 12 Katskhi 8 Katskhi 7 Katskhi 10 Katskhi 4 Katskhi 6 Katskhi 2 Katskhi 1 Katskhi 3 Katskhi 11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply