Stacionet e mahnitshme të metrove në botë

Ku ka art, ka dhe vlerë. Kjo thënie ka peshë dhe në stacionet e metrove – sepse mu arti ka bërë që disa prej këtyre stacioneve të veçohen nga të tjerët dhe të marrin famë botërore. Në vijim ju sjellim pesë stacionet me tëmahnitshme të metrove në botë.

Formosa Boulevard Station

metro stil01

Ky stacion i metrosë ndodhet në Kaohsiung, Taivan, dhe i gjithë përshkohet nga ngjyrat mbresëlënëse që ngjajnë me “Technicolor”. Dizajni i mahnitshëm inovativ e ka bërë këtë stacion atraksion të vërtetë turistik.

Radhuset Station

metro stil02

Ky stacion në Stokholm të Suedisë është ndërtuar në vitin 1975, ndërsa vlerësohet si një prej punimeve më të mira të arkitekturës organike në botë. Hyrja në këtë stacion jep përshtypjen e hyrjes brenda një shpelle të madhe.

Prague Metro– Line A

metro stil03

Një tjetër shembull i përkryer i arkitekturës gjendet në Republikën e Çekisë. Ky stacion i metrosë është ndërtuar në vitet e 70-ta, sipas një dizajni futuristik, që dhe në ditët e sotme duket shumë modern.

Stadium Station

metro stil04

Ky stacion i metrosë duket jashtëzakonisht i bukur – dhe ofron pamjen e një shpelle të dekoruar me ylberë gjithandej. Ai gjendet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, që mund të mburret me stacionet më të bukura të metrove në botë.

T-Centralen Station

metro stil05

Një tjetër stacion i mahnitshëm i metrosë ndodhet në Stokholm. Dizajni shumë kreativ i tij ju lë pa fjalë – sidomos piktura e siluetave të punëtorëve, që është një shenjë mirënjohjeje për punën që e kishin bërë ata në ndërtimin e këtij stacioni. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply