Të padiplomuarit që u bënë miliarderë

Ndërmarrësit modernë janë sikur yjet e rokut: miliarderët si p.sh. Mark Zuckerberg dhe Bill Gates janë bërë yje të vërtetë, ndërkaq njëra ndër pjesët e tregimit të tyre është se që të dy kanë braktisur Harvardin. Megjithatë, përfundimi i fakultetit jep 80% shanse që të punësoheni, në pasqyrën vijuese ju sjellim 10 njerëzit e rinj të cilët kurrë nuk kanë diplomuar, por që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në botën e teknologjisë, respektivisht biznesit…

1. Matt Mullenweg

Matt-Mullenweg

Mullenweg është çregjistruar nga Universiteti i Hustonit më 2004, për të punuar në CNET, me kushtin që 15 për qind të kohës së vet ta kalojë duke punuar në projektet që i kanë interesuar. Në fund ka krijuar WordPres, në të cilin bazohen një pjesë e madhe e të gjitha faqeve të internetit. Tash punon si shef në kompaninë Automattic.

2. Kevin Rose

Kevin Rose

Programin e vet kompjuterik e ka shkruar në klasën e dytë, dhe me vetëm 1.200 dollarë ka themeluar Digg-in, i cili në kuadër të vet ka pasur madje 236 milionë vizita – mirëpo për pak kishte dështuar ta shiste atë për një çmim të pabesueshëm për dyqind milionë dollarë. Më vonë e kishte shitur atë për një shumë qesharake. Tani punon për Google Ventures.

3. Arash Ferdowsi

Arash Ferdowsi

Pasi që i ka kaluar tre vjet në Universitetin e famshëm MIT, ka krijuar servisin për këmbimin e të dhënave DropBox dhe në moshën 27 vjeçare është bërë multimilioner.

4. Aaron Levie

Aaron Levie

Themelues i kompanisë softuerike Box thotë që e kanë inspiruar ligjëratat nga marketingu, ndërkaq kapitalin e ka fituar krejt rastësisht, nëpërmjet një e-maili. Sot vlera e kompanisë së tij vlerësohet në mbi 1 miliard dollarë, ndërsa pasuria e tij personale 100 milionë dollarë.

5. David Karp

David Karp

Që nga mosha 16-vjeçare ka udhëhequr forumin e vet të internetit për shkak të të cilit është çregjistruar nga shkolla e mesme të cilën kurrë nuk e ka përfunduar. Së shpejti ka krijuar blogun Davidville i cili ka qenë bazë për faqen Tumbir, e cila është shumë e ndjekur nga amerikanët. Vlera e tij personale vlerësohet në 200 milionë dollarë.

6. Pete Cashmore

Pete Cashmore

Për shkak të problemeve shëndetësore që si djalosh kërkonte miq nëpërmjet internetit, dhe për pasojë kurrë nuk ka regjistruar fakultetin. Në moshën 19-vjeçare themelon Mashable, që sot tërheq miliona njerëz në muaj. Revista “Time” e ka ranguar midis 100 njerëzve më me ndikim në vitin 2012.

7. Evan Williams

Evan Williams

Pas një viti të kaluar në Universitetin e Nevadës, çregjistrohet për të themeluar kompaninë Pyra Labs, e cila më vonë ka krijuar Bloggerin, njërën ndër blerjet më të mëdha të Google. Pastaj themelon Odeo, nga e cila ndërkohë ka lindur Twitteri i famshëm, ku kishte pozitë në Këshillin mbikëqyrës. Pasuria e tij llogaritet mbi 1.4 miliard dollarë.

8. Daniel Ek

Daniel Ek

Që nga mosha 14-vjeçare themelon kompaninë, ndërkaq nga mosha 16-vjeçare paraqitet për të punuar në Google. Pas pesë vjetësh themelon servisin për muzikën steaming Spotify, i cili sot ka pothuajse 40 milionë shfrytëzues active ndërsa pasuria e tij llogaritet disa qindra milionë dollarë.

9. Zach Sims

Zach Sims

Për shkak të problemeve me mësimin e gjuhës programore, Sims braktis fakultetin në vitin 2011, për t’u regjistruar në Codeacademy, i dedikuar për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën programore. Fillimisht në kompani janë investuar më shumë se 10 milionë dollarë, një pjesë e së cilës ka kaluar te miliarderi i njohur sir Richard Branson.

10. Shawn Fanning

Shawn Fanning

Në vitin 1999 heq dorë nga fakulteti, në mënyrë që të përqendrohej në zhvillimin e Napsterit i cili ka ndryshuar në tërësi industrinë muzikore. Sot pasuria e tij vlerësohet në 7.5 miliardë dollarë. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *