Tetë liqenet skëterror në Japoni

Beppu është një qytet në ishullin Kyushu, i cili në njërën anë është i rrethuar nga deti, ndërsa në anën tjetër nga malet e larta. Ajo që e bënë këtë qytet të veçantë nga të gjitha qytetet tjera në botë janë 670 burimet termike, posaçërisht tetë më të të mëdha prej tyre, që ndryshe njihen edhe si “Tetë liqenet skëterror”.

Ky qytet, i krijuar nga bashkimi i një numri të fshatrave dhe vendbanimeve, në ditët e sotme është një atraksion i njohur turistik në Japoni, meqë përveç “liqeneve skëterrore”, në të organizohen edhe festivale të artit, maratona të mëdha dhe festivali i fishekzjarreve.

Beppu5

Prej tetë liqeneve skëterror më së shumti veçohet burimi termik i thellë rreth 30 metra, i njohur si “Liqeni i vogël i përgjakshëm”, në të cilin temperatura e ujit arrinë deri në 78 ℃. Për shkak të sasisë së madhe të hekurit në ujë, Liqeni i vogël i përgjakshëm ka një ngjyrë të ndritshme të kuqe.

Beppu4

Burima  tjera të njohura janë: Shiraike Jigoku (Liqeni i bardhë skëterror) në të cilin uji e arrin temperaturën deri në 98 ℃; Tatsumaki Jigoku (Gejzeri skëterror), i cili shpërthen çdo  gjysmë ore (shpërthimi zgjatë rreth 5 minuta), si dhe Umi Jigoku (Deti skëterror), që është një burim termik rreth 200 metra i thellë me ngjyrë të kaltër të kobaltit, për të cilin thuhet se daton qysh para rreth 1200 vjetëve. /NGJYRA.COM/

Beppu7 Beppu11 Beppu6 Beppu3 Beppu8 Beppu1 Beppu14 Beppu12 Beppu9 Beppu13 Beppu15 Beppu10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *