Top yjet që shkatërruan reputacionin e tyre

Shumë njerëz në botë ua kanë lakminë për stilin e jetës që bëjnë. Por, duke qenë vazhdimisht në sytë e opinionit, personat e famshëm kanë bërë dhe veprime që aspak nuk i kanë hije një personi me aq ndikim në popull.

Ne kemi përzgjedhur një listë të personave të famshëm të cilët e kanë shkatërruar karrierën apo reputacionin e tyre përmes veprimeve të shëmtuara – me qëllim e pa qëllim.

Në këtë listë bëjnë pjesë persona që ende vazhdojnë të zhvillojnë karrierën e tyre, por që popullariteti i tyre ka rënë me kalimin e kohës – për shkak të veprimeve të pahijshme që kanë dalë në publik. T’i shohim me radhë:

David Hasselhoff

1david-hasselhoff-drunk-3

David Hasselhoff, ylli i serisë “Bay Watch”, më 2008 ishe zbuluar se kishte abuzuar me alkoolin, ndërsa më 2007 e bija e tij kishte publikuar një video teksa ai i dehur provonte të hante një hamburger. Edhe më 2006 ai nuk ishte lejuar të hipte në aeroplanin e British Airways për shkak se kishte qenë i dehur.

Boy George

2boy-george

Boy George, solisti i bendit “Culture Club”, ka shkatërruar karrierën e tij prej këngëtari dhe kishte shkaktuar shpërbërjen e bendit kur kishte rënë në dashuri me pjesëtarin tjetër të bendit, Jon Moss, dhe kishin nisur të abuzonin me heroinën. Që nga ajo kohë, megjithëse ka vazhduar karrierën si DJ, reputacioni i tij ka rënë nën nivelin 0.

Pee-wee Herman

3Pee-wee Herman

Pee-wee Herman, prezantues i famshëm i një emisioni për fëmijë në vitet e ’90-ta në Florida, humbi gjithçka që pati nga fama pasi u kap duke masturbuar në publik. Veç kësaj, ai u arrestua më 2002 në lidhje me një hetim që e përfshiu atë në pornografi fëmijësh.

Tom Cruise

4tomcruise

Tom Cruise, yll i shumë filmave të famshëm, i dha fund reputacionit të tij kur nisi të merrej me Kishën e Scientologjisë. Edhe sjellja e tij e turpshme në emisionin e Oprah bëri që ai të quhej idiot nga shumë fansa të tij.

Britney Spears

5britney-spears-shaving-hair-bald

Pop-këngëtarja Britney Spears, e cila fillet e karrierës i nisi në “New Mickey Mouse Club”, shkatërroi karrierën e saj kur nisi të shfaqej në publik me Paris Hiltonin. Ajo u kap disa herë në kamerë në gjendje shumë të rëndë – e zhveshur e e dehur. Për disa vite ajo sa dilte, kthehej prapë në qendra rehabilitimi.

George Michael

6George Michael

George Michael ishte i famshëm fillimisht me bendin e tij Wham, por edhe më vonë kur ndoqi solo-karrierën. Gjithmonë e kishte mbajtur të fshehtë orientimin e tij seksual deri më 7 prill, 1998, kur ai u arrestua se u kap duke kryer akte të ulëta në një tualet të një parku në Beverly Hills, California. Ai pati probleme edhe me drogën, veçanërisht më 2006 kur u arrestua për posedim të drogës C Klasë.

Whitney Houston

7whitney

Pop-diva, Whitney Houston, u martua me ish-këngëtarin e muzikës R&B, Bobby Brown, derisa ishte në kulm të karrierës së saj, por që nga ajo kohë, këngëtarja nisi abuzimin me drogën dhe pati probleme dhunë në familje. Këto ndikuan shumë në karrierën e saj. Më 2012, ajo ndërroi jetë.

Michael Jackson

8michael

Mbreti i pop-it, Michael Jackson, i dha fund karrierës dhe reputacionit të tij pasi deklaroi në Televizionin Kombëtar Amerikan se ka ndarë shtratin me djem të vegjël që e kanë vizituar atë. Ai ndërroi jetë më 2009. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply