Ura Shahara në Jemen, mrekulli inxhinierike

Fshati Shahara shtrihet në majën e malit të lartë 2600 metra dhe dikur ka shërbyer si kala që u ka ofruar mbrojtje imamëve (arabisht= udhëheqësve). Falë rezervave të mëdha të ujit dhe ushqimeve të deponuara në muret e ndërtimeve në të, ky qytet i fortifikuar ishte në gjendje t’u mbijetojë rrethimeve të armiqëve për muaj të tërë.

Mirëpo, përveç fshatit, këtë pjesë të largët të Jemenit, tërheqëse për turistë e bën edhe mrekullia inxhinierike e ndërtuar mbi kanionin e thellë 90 metra, e njohur si “Ura e psherëtimës” apo Ura  Shahara.

Ura Shahara 6

Deri tek kjo urë mund të arrihet vetëm duke u ngjitur shkallëve dhe tarracave të shumta.

Ura Shahara, e cila është aq e fortë sa që në të mund të kalojnë edhe kamionat, dikur ka qenë lidhja kryesore dhe e vetme e kalasë së imamëve me pjesën tjetër të vendit.

E ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të, e fshehur në mes të dy shkëmbinjëve, kjo urë ka shërbyer si vijë e fundit e rezistencës ndaj pushtuesve të cilët do t’ia mësynin fshatit (në atë kohë kalasë) Shahara.

Ura Shahara 5

Me sa duket, kjo urë  është projektuar ashtu që të mund të shkatërrohet brenda pak minutash, në mënyrë që pushtuesit t’i pamundësohej shfrytëzimi i qasjes së vetme në kala. Thuhet se banorët lokalë ende e mbajnë sekret, mënyrën në të cilën ajo mund të shkatërrohet brenda një kohe shumë të shkurtër. /NGJYRA.COM/

Ura Shahara 9 Ura Shahara 2 Ura Shahara 7 Ura Shahara 4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply