• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Vullkani Kelimutu dhe tri liqenet në krateret e tij

by
20/06/2016
in E gjelbër
0
Vullkani Kelimutu dhe tri liqenet në krateret e tij

Kelimutu është një vullkan i vogël, në ishullin indonezian Flores, pranë qytezës Moni. Në majë këtij vullkani gjenden tri liqene me ngjyra të ndryshme, të formuar në krateret e tij.

Edhe pse ndodhen në majë të të njëjtit vullkan dhe janë shumë afër njëri-tjetrit, këto liqene kohë pas kohe i ndryshojnë ngjyrat e kuqe e kafe në bruz e gjelbër, përfshirë edhe nuancat ndërmjet tyre dhe atë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Kelimutu6

Falë këtyre ngjyrave specifike të liqeneve dhe mjegullës së dendur përreth majës së tij, ky vullkan konsiderohet një vend i shenjtë. Banorët lokal besojnë se shpirtrat e të vdekurve shkojnë në njërin prej tri liqeneve, e në cilin do të shkojnë ata varet prej asaj se si janë sjellë gjatë jetës në këtë botë.

Për këtë këto liqene edhe quhen Tiwi Ata Mbupu (Liqeni i pleqve), Tiwu Nua Muri Kooh Tai (Liqeni i djemve dhe vajzave) dhe Liqeni Tiwu Ati Polo (Liqeni i shpirtërave të këqij).

Kelimutu5

Në kontekstin shkencor në këta liqej nuk ka asgjë mbinatyrore apo mistike. Ngjyra e tyre ndryshon varësisht nga reaksionet kimike të mineraleve që gjenden në liqej, të cilat shkaktohen nga aktiviteti i gazit vullkanik.

Historikisht, liqejt kohë pas kohe kanë qenë burim i shpërthimeve  të vogla të këtij vullkani të lartë 1639 metra. Në ditët e sotme ai është i qetë dhe ua mundëson gjeologëve, fotografëve dhe turistëve që ta vizitojnë çdo ditë, ta studiojnë dhe të kënaqen me bukurinë e tij unikate. /NGJYRA.COM/

Kelimutu1 Kelimutu2 Kelimutu3 Kelimutu7 Kelimutu8 Kelimutu9

Tweet #prishtina
Previous Post

Skulpturat e mahnitshme origami nga Brian Chan

Next Post

Pagoda Thanboddhay krenaria e Mianmarit

Next Post
Pagoda Thanboddhay krenaria e Mianmarit

Pagoda Thanboddhay krenaria e Mianmarit

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.