Ylberi i bardhë, një fenomen i rrallë natyror

Mu siç tregon dhe emri – ylberi i bardhë është fenomen i ngjashëm me ylberin klasik, vetëm se ai nuk shpërfaq spektrin e ngjyrave por është plotësisht i bardhë.

Ylberi i bardhë, që njihet dhe si ylberi i mjegullës, për dallim nga ylberi klasik, nuk shpërfaqet gjatë ose pas të reshurave të shiut por mund të shihet vetëm në kohën me mjegull.

ylberi i bardhe4

Ky lloj i ylberit formohet në të njëjtën mënyrë si ylberi klasik – kur drita reflekton brenda pikave të vogla të ujit – por, për shkak të sasisë së vogël të këtyre pikave që formojnë mjegullën (më pak se 0,05 mm), ylberi i bardhë mund të ketë pak nuansa të dobëta të së kuqes dhe ngjyrës së kaltër në skaje – që janë aq të zbehta sa që duken fare pak.

ylberi i bardhe10

Për dallim nga ylberi standard, ylberi i bardhë mund të formojë një rreth të plotë të mbyllur për ç’gjë duket edhe më spektakolar. Një dukuri e tillë mund të shihet mbi re, në det – nganjëherë dhe natën. /NGJYRA.COM/

ylberi i bardhe12 ylberi i bardhe11 ylberi i bardhe9 ylberi i bardhe7 ylberi i bardhe6 ylberi i bardhe5 ylberi i bardhe3 ylberi i bardhe2 ylberi i bardhe1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply