Lajm
Mirë se vini në Ngjyra.com

Njihuni me liqenin më të kthjellët në botë

Njihuni me liqenin më të kthjellët në botë

Liqeni Blue (i kaltër), që gjendet në Parkun Kombëtar ‘Liqenet e Nelsonit’ në Zelandë të Re, thuhet se ka ujin më të kthjellët në botë! Kthjelltësia e tij është pothuajse si e ujit të distiluar, që do të thotë se në të mund të shihet deri në 80 metra thellësi.

Ky liqe relativisht i vogël, konsiderohet i shenjtë për popullatën vëndese Maori, të cilët e quajnë atë Rotomairewhenua, prandaj noti në liqe nuk lejohet.

liqeni k1

Megjithatë, fotografit Klaus Thymann i është dhënë një leje e veçantë për të përshkruar kthjelltësinë dhe bukurinë e liqenit për qëllime shkencore.

Ky liqe gjindet në parkun e bukur që ofron mundësi të shumta për rekreacion, ecje, peshkim dhe kampim. /NGJYRA.COM/

liqeni k7 liqeni k5 liqeni k6 liqeni k3 liqeni k2 liqeni k4

Ndaj: