10 gangsterët më të suksesshëm të të gjitha kohëve

Bërja e milionave nga shkelja e ligjeve ndër vite – ku përfshihet frikësimi i qytetarëve, e madje dhe policëve – dhe të jetuarit e jetës së gangsterit, ka joshur shumë njerëz gjatë historisë, por pak prej tyre e kanë pasur reputacionin e më të mirit në atë që bëjnë. Ju sjellim në vazhdim 10 gangsterët më të njohur nga bota e krimit. Fatmirësisht, që të gjithë kanë përfunduar të ndëshkuar, në burg ose në dhe…

 10. Frank Lucas

krim boss10

Ky gangster me prejardhje nga Karolina Veriore, kishte fituar një pasuri mjaft mbresëlënëse nga trafikimi i drogës, kryesisht nga Vietnami. Thuhet se në kulmin e operacioneve të  tij në Nju Jork dhe Nju Xhersi ai fitonte  1 milion dollarë në ditë.

9. Jose Figueroa Agosto

krim boss9

Ky djalosh është një artist profesionist i arratisjes, meqë disa here i është shmangur me sukses arrestimit duke bërë dokumente të rreme për lirimin e tij.

Fuqia e këtij gangsteri nga Porto Riko, kishte dalë në pah me vrasjen e parë që e kishte bërë – pas së cilës ngadalë e kishte fituar kontrollin e 90%  të tregut të drogës që futej nga Republika Dominikane në Porto Riko. Me një pasuri të  vlerësuar në 100 milionë dollarë, ai u kap në vitin 2010.

8. Joseph Kennedy

krim boss8

Joseph Kennedy, babai i presidentit John F. Kennedy, Prokurorit të Përgjithshëm e Senatorit Robert F. Kennedy dhe senatorit Ted Kennedy, është futur në mesin e gangsterëve më të suksesshëm të të gjitha kohëve falë biznesit të tij me pije, pasi kishte trashëguar nga babai i tij biznesin për importimin e uiskit. Ai arriti të bënte milionin e tij të parë të dollarëve në moshën tridhjetë vjeçe.

7. Meyer Lansky

krim boss7

Lansky kishte emigruar në Nju Jork, ku me famëkeqin Bugsy Siegel drejtonte biznesin e kontrabandës së pijeve dhe punëve të tjera të paligjshme, përfshirë edhe e një bande të vrasësve. Ky gangaster llogaritet në mesin e 400 njerëzve më të pasur në SHBA, me një pasuri neto prej 600 milionë dollarë.

6. Al Capone

krim boss6

Me gjithë faktin se ishte rritur në një familje të arsimuar dhe ishte dërguar në shkollë, Al Capone e filloi jetën prej gangasteri pasi ishte miqësuar me emrin e njohur nga bota e krimit, Johnny Torrio. Në moshën 20 vjeçare, ai mori nofkën “Scarface” dhe u zhvendos në Çikago, ku nga biznesi i paligjshëm me alkool, në kohën e Ndalimit, fitonte 60 milionë dollarë në muaj.

5. Griselda Blanco

krim boss5

Griselda Blanco, apo “Ndrikulla”, ishte një udhëheqëse e patrembur botërore e drogës. Ajo ishte një gangstere e rrezikshme që dyshohet se ka kryer mbi 200 vrasje, ndërsa transportonte drogë për kartelin Medellin, kryesisht  nga kolumbia në SHBA, ku në këtë të fundit ishte vendosur për të qenë më afër dërgesave të saj.

Vlera e pasurisë së kësaj gangstereje, të njohur edhe si “Vejusha  e Zezë” ishte 2 miliardë dollarë, kur ishte vrarë.

4. Carlos Lehder

krim boss4

Carlos Lehder është një nga themeluesit e kartelit Medellin në Kolumbi. Në burg, ku ishte futur për trafikim droge, ai kishte mësuar për mënyrat se si mund ta trafikonte drogën në Amerikë – dhe me qëllim të kontrollit sa më të mirë të operacioneve të tij, ai ishte vendosur në një ishull privat në Bahame, prej ku e kishte bërë pasurinë e tij prej 2.7 miliardë dollarësh.

3. Joaquin Guzman Loera

Joaquin "El Chapo" Guzman

 

Duke punuar në logjistikë për kartelin e Sinaloa iu dha mundësia të shihte se si funksionon çdo gjë dhe në kohën kur bosi i këtij karteli ishte arrestuar,Joaquini kishte marrë përsipër kontrollin. Pasuria e këtij gangster, që memzi u arrestua në viti 2014, vlerësohet në mbi 5 miliardë dollarë.

2. Amado Carrillo Fuentes

krim boss2

Fuente mori nën kontroll kartelin Juarez pasi e kishte vrarë shefin e tij. I njohur me nofkën “Zoti i Qiejve”, ai kishte flotën më të madhe të aeroplanëve Boeing 727, të bërë enkas për dërgesat e tij të drogës nga Kolumbia në Meksikë dhe në SHBA, e cila thuhet se për një kohë të shkurtër i kishte sjellë atij një pasuri prej 25 miliardë dollarësh.

Në përpjekje për ta ndryshuar pamjen e tij, në vitin 1997 Fuentes kishte hyrë në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një operacioni të kirurgjisë plastike nga e cila nuk kishte dalë i gjallë.

1. Pablo Escobar

krim boss1

Escobar është një prej themeluesve të Kartelit kolumbian Medellin, që kontrollon kontrabandimin e  80% të kokainës totale që futet në SHBA. Ai vazhdimisht ishte në listën e njerëzve më të pasur në tokë, meqë vlera neto e pasurisë së tij ishte mbi 30 miliardë dollarë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *