10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, ka mposhtur 229 qytete tjera të botës, për t’u kurorëzuar me titullin e qytetit më të mirë në botë për të jetuar. Vjena e meritoi këtë titull nga studimi i 18-të, të realizuar nga “Mercer Quality of Life”.

Qytetet e Britanisë së Madhe gjenden shumë larg qyteteve më të preferuara për jetesë, pasi që Londra është pozicionuar vetëm në vendin e 39-të, raporton Metro.

Ky studim është relevant për koorporatat ndërkombëtare, të cilat bazohen në të, gjatë dërgimit të punëtorëve në këto qytete.

Faktori i sigurisë ka ndikuar që Parisi të zbresë dhjetë vende, krahasuar me studimin e parafundit, për shkak të sulmeve terroriste që kanë ngjarë në këtë qytet vitin e kaluar.

Tirana renditet në vend të 179 nga 230 qytete që gjenden në listë. Vlerësimi i 230 qyteteve është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit, rekreacionit dhe transportit. /NGJYRA.COM/ Foto: Getty Images

10 qytetet më të mira në botë

1 – Vjenë, Austri

qytet miri 00001

2 – Cyrih, Zvicër

qytet miri 00002

3 – Aukland, Zelandë e Re

qytet miri 00003

4 – Munih, Gjermani

qytet miri 00004

5 – Vankuver, Kanada

qytet miri 00005

6 – Dyseldorf, Gjermani

qytet miri 00006

7 – Frankfurt, Gjermani

qytet miri 00007

8 – Gjenevë, Zvicër

qytet miri 00008

9 – Kopenhagë, Danimarkë

qytet miri 00009

10 – Sidnei, Australi

qytet miri 00010

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply