14 xhamitë më mahnitëse në botë

Xhamitë janë vende të shenjta të bukura të Islamit që mund të gjenden në të gjithë planetin tonë. Ju sjellin në vazhdim  14 prej xhamive më mbresëlënëse në botë.

14. Xhamia El Haram, Mekë

xhamia star14

Kjo është xhamia më e madhe, më e vjetër dhe vendi më i shenjtë në Islam, të cilin gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit e vizitojnë deri në dy milionë pelegrin.

13. Xhamia Al Nabawi, Medinë, Arabi Saudite

xhamia star13

Xhamia Al Nabawi është vendi i dytë më i shenjtë në Islam për shkak se Profeti Muhamed, është varrosur në qendër të saj nën kuben e gjelbër të njohur si Kubeja e Pejgamberit.

12. Kubeja e Xhamisë së Gurit, Jerusalem

xhamia star12

Kubeja e Gurit gjendet në një zonë të Jerusalemit të vjetër, të quajtur Mali i Tempullit; ajo mbulon një shkëmb për të cilin, disa muslimanë dhe dijetarë besojnë së është vendi prej ku Muhamedi u ngjit në qiell.

11. Xhamia e Kaltër, Stamboll

xhamia star11

Ndonëse emri i saj  zyrtar është Xhamia e Sulltan Ahmedit, kjo xhami më shumë njihet si Xhamia e Kaltër për shkak të 20 mijë pllakave të kaltra të punuara me dorë, me të cilat janë të dekoruara muret e saj të brendshme .

10. Xhamia Shah Faisal, Islamabad

xhamia star10

E përfunduar në vitin 1986, kjo xhami në formë të çadrës së Beduinëve, që gjendet në pjesën perëndimore të Himalajeve, është xhamia më e madhe në Pakistan.

9. Xhamia Sulejmanije, Stamboll

xhamia star9

Sulejmani i Madhërishëm, apo sulltani që ka mbajtur fronin e Perandorisë Osmane për kohën më të gjatë (44 vjet), është varrosur së bashku me gruan e tij, Haseki Hurrem Sulltannë këtë më të madhen xhami në Stamboll që mban emrin e tij.

8. Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, Abu Dabi

xhamia star8

Në këtë xhami në të ciliën ka vend për 40 mijë besimtarë gjendet qilimi më  i madh në botë. E veçantë tjetër e kësaj xhamie  është ndriçimi unikat i mureve të  jashtme të saj, i cili behët më i errët ose më i ndritshëm varësisht nga fazat e hënës.

7. Xhamia Nusrat Djahan në Kopenhagë

xhamia star7

E ndërtuar në vitin 1967, kjo është xhamia e parë në  Danimarkë, vend ky në të cilin 4% e popullsisë është muslimane.

6. Xhamia e Madhe e Kordobës, Spanjë

xhamia star6

Fillimisht kjo kishte qenë një kishë e krishterë e ndërtuar nga Vizigotët, diku rreth vitit 400 të erës sonë, e cila gjatë mesjetës ishte shndërruar në xhami islame dhe pastaj më vonë, përsëri është kthyer në kishë. Muslimanët janë duke kërkuar nga Vatikani që edhe ata të mund të luten përsëri në të.

5. Xhamia e Madhe e  Bursës, Turqi

xhamia star5

Xhamia e Bursës me njëzet kube është një nga shembujt më të mirë të kaligrafisë islame në botë.

4. Xhamia Qolsharif, Rusi

xhamia star4

E ndërtuar në shekullin e 16-të, kjo xhami më e madhja në Rusi që kryesisht është një muze, u rindërtua në vitin 1996, meqë  ishte shkatërruar nga Ivani i Tmerrshëm gjatë ndërhyrjes në Kazan.

3. Xhamia e Kristaltë në Malajzi

xhamia star3

E ndërtuar në vitin 2008 me material çeliku, qelqi dhe kristali, kjo xhami është e veçantë me dizajnin e saj të përgjithshëm mahnitës.

2. Xhamia e Madhe e Xi’an-it, Kinë

xhamia star2

E veçanta e kësaj xhamie të ndërtuar në vitin 742, që është më e vjetra dhe më e njohura në Kinë, është  arkitektura dhe dizajni i saj unikat plotësisht kinez.

1.  Xhamia e Puchong Perdana, Malajzi

xhamia star1

Bukuria e kësaj xhamie që duket sikur noton mbi ujë padyshim se lë pa tekst. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply