15 fabrikat më të mëdha në botë

Varësisht nga madhësia dhe sasia e produkteve që prodhon, në përgjithësi, fabrika është një investim i madh, i cili rezulton i suksesshëm kryesisht në rastet kur menaxhohet mirë, fokusohet në specializimin e prodhimit në masë dhe njohjen e kërkesave të konsumatorëve. Rëndom prapa këtyre investimeve  të mëdha qëndrojnë disa nga emrat më të mëdhenj dhe më me ndikim në botë.

15. Ndërtesa e NASA-s për montimin e fluturakeve

fabrika 15

E ndërtuar në vitin 1966 për montimin e raketës Saturn V, të përdorur për programin Apollo, kjo  ndërtesë e lartë 160 metra, me sipërfaqe prej 3.2 hektarësh dhe vëllim 3.66 m³, që gjendet ndërmjet  Miamit dhe Jacksonville, është ndërtesa  më e madhe njëkatëshe në botë.

14. Meyer Werft Dockhalle 2

fabrika 14

E themeluar në vitin 1795 në Gjermani, Meyer Werft është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e anijeve. Meyer Werft përndryshe ka hallën më të madhe në botë, të njohur si Dockhalle 2, e cila përdoret kryesisht për ndërtimin e anijeve të udhëtarëve. Dockhalle 2 është e lartë 75 metra dhe zë një sipërfaqe prej 63.000 m².

13. Aerium

fabrika 13

Aerium është ndërtuar nga Nazistës në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore dhe ka shërbyer si hangar aeroplanësh deri në vitin 1945, kur kishte rënë në duart e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, e cila  pastaj e kishte rritur pistën nga 1000 në 2.500 metra dhe e kishte përshtatur ndërtesën për  aeroplanët e saj luftarakë.

12. Konstelacioni Bristol

fabrika 12

Me një sipërfaqe prej 78967.5 m2 dhe kapacitet prej 43 milionë litra alkool, Konstelacioni Bristol është një nga magazinat më të mëdha të birrës dhe verës në botë.

11. Qendra e Shpërndarjes Tesco Ireland

fabrika 11

Ndërtesa e kësaj qendre të shpërndarjes së artikujve ushqimorë dhe atyre elektrikë është më e madhja në Irlandë. Kjo qendër  e lëshuar në funksion në vitin 2007, zë një sipërfaqe prej  80.194 m².

10. Fabrika e pëlhurave Lauma

fabrika 10

Lauma është fabrikë e specializuar në prodhimin e lidhëseve dhe lëndës së parë për të brendshme femrash. Duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e prodhimit të shiritave elastik dhe pëlhurës, Lauma posedon fabrikën më të madhe të pëlhurës në botë, e cila zë një sipërfaqe prej  115.645 m2.

9. Fabrika Jean-Luc Lagardère

fabrika 9

Fabrika Jean-Luc Lagardère nëTuluz- Blagnac të Francës është vendi ku montohen aeroplanët e tipit A380. Pjesët e këtij aeroplani, me kapacitete prej 800 ulëseve për pasagjerë, që prodhohen në disa vende të ndryshme si: Spanjë, Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë montohen në linjën montuese 470 metra të gjatë të kësaj fabrike, që zë një sipërfaqe prej 122,500 m².

8. Magazina Target Import

fabrika 8

Target është numër dy në SHBA për shitje e mallit me pakicë me çmime promovuese. Prej magazinave të saj të numërta për furnizimin e 1934 dyqaneve, sa ka në të gjithë Amerikën e Veriut, më e madhja është ajo Targets Import që zë një sipërfaqe prej 185.800 m².

7.  Fabrika montuese Belvidere

fabrika 7

Në këtë fabrikë të Chrysler-it në Illinois të SHBA-ve, montohen modelet e makinave: Jeep Compass, Jeep Patriot dhe Dodge Dart. Në këtë fabrikë, që zë një sipërfaqe prej 330.000 m², pothuajse e gjithë puna kryhet nga 780 robotët e “punësuar” në të.

6. Mitsubishi Motors Amerikë e Veriut

fabrika 6

E themeluar në vitin 1981, Mitsubishi Motors North Americae mbikëqyrë prodhimin, shitjen, hulumtimin dhe zhvillimin e makinave të markës Mitsubishi në  SHBA, Meksikë, Karaibe dhe Kanada përmes një rrjeti të zhvilluar mirë  të mbi 700 shitësve të autorizuar të makinave të kësaj marke. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kjo kompani ka ndërtuar një fabrikë masive që zë një sipërfaqe prej  220,000 m², që kryesisht merret me tregun e jashtëm.

5. Fabrika Boeing në Everett

fabrika 5

Everett, në Uashington është vendi ku ndodhet fabrika më e madhe e Boeingut në botë. Përveç modeleve 747, 767 dhe 777, në këtë fabrikë me sipërfaqe prej 398.000 m² do të prodhohet edhe modeli më i ri i Boeingu 787 Dreamliner.

4. Fabrika Tesla

fabrika 4

Kompania Tesla e Elon Muskut, e cila ka bërë bujë kohët e fundit, merret vetëm me prodhimin e makinave elektrike dhe pjesëve për këto makina. Fabika e kësaj kompanie në Fremont të Kalifornisë, ku janë prodhuar Modeli S Tesla, Modeli 3, Modeli X dhe Roadster, zë një sipërfaqe prej 510.000 m².

3. Ndërtesa e Ankandit të Luleve në Aalsmeer

fabrika 3

Ndonëse teknikisht kjo nuk është një fabrikë e zakonshme, ndërtsa e Ankandit të Luleve në Aalsmeer, që zë një sipërfaqe prej 518.000 m², është më e madhja në botë në aspektin e hapësirës së pasurisë së saj të paluajtshme. Në këtë ankand të luleve, më të madhin në botë, për çdo ditë tregtohen përafërsisht 25 milionë lule nga vende të tilla si: Kenia, Kolumbia, Etiopia dhe Ekuadori.

2. Fabrika e Kompanisë Hyundai Motor në Ulsan

fabrika 2

Në këtë fabrikë në Kore të Jugut, që zë një hapësirë të përgjithshme prej 5.050.000 m², brenda një viti prodhohen 1.53 milion makina, apo një makinë në çdo 12 sekonda.

1. Fabrika Volkswagen Wolfsburg

fabrika 1

Me një sipërfaqe prej 6.500.000 m², Volkswagen Wolfsburg që ndër vite ka prodhuar mbi 40 milionë makina, është fabrika më e madhe e makinave në botë. Kjo fabrikë është aq e madhe saqë punëtorëve iu lejohet ta përdorin biçikletën për të lëvizur brenda hapësirës së saj. Ajo çfarë është më shumë interesante lidhur me këtë fabrikë është fakti  se punëtorët e saj mund të punojnë në më shumë se pesë makina të ndryshme në të njëjtën kohë në mënyrë efikase dhe cilësore. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply