15 vendet më të pasura në 2050-ën

Parashikimi i së ardhmes së një vendi është një detyrë e vështirë, meqë ai përfshinë analiza komplekse të sistemeve vitale ekonomike dhe të infrastrukturës së tij. Sipas një parashikimi shkencor, të bazuar në cilësinë e sistemit të arsimit, institucioneve demokratike, normave të fertilitetit dhe sundimit të ligjit, këto pritet të jenë vendet më të pasura në vitin 2050.

15. Rusia – 1.87 trilion dollarë

ekonomia vendet15

Pavarësisht  parashikimeve se Rusia do të ketë 31% më pak popullsi të punësuar, deri në vitin 2050 ekonomia e saj parashihet t’ia kaloj asaj të  Australisë dhe Argjentinës dhe të rangohet për dy vende më lart në listën e vendeve  më të pasura në botë .

14. Spanja – 1.95 trilion dollarë

ekonomia vendet14

Megjithë  problemet aktuale  ekonomike të Spanjës që janë rezultat i rritjes së  çmimeve në tregun e paluajtshmërive për  44% , në periudhën 2004-2008 dhe uljen e parashikuar të  popullsisë së punësuar për 11%,  në vitin 2050 Spanja pritet të mbetet në listën e  top 15  vendeve më të pasura në botë, në të cilën aktualisht rangohet e 13-ta.

13. Korea e Jugut – 2.06 trilion dollarë

ekonomia vendet13

Për shkak të rënies së fertilitetit në njëzet vitet e fundit, ky vend ka përjetuar një zvogëlim të popullsisë së punësuar. Koreja e Jugut pritet të ngritet për 12 vende në listën e vendeve më të pasura në botë.

12. Turqia – 2.15 trilion dollarë

ekonomia vendet12

Falë normës së fertilitetit mbi mesatare, ky vend parashikohet të përjetojë një rritje të qëndrueshme të popullsisë së punësuar dhe të ngritet për gjashtë vende në listën e  vendeve më të pasura në botë në 2050-ën .

11. Italia – 2.19 trilion dollarë

ekonomia vendet11

Parashikohet që deri në vitin 2050 të ulet për 23% popullsia e punësuar e këtij vendi, që aktualisht është në vendin e shtatë në listën e vendeve më të pasura në botë.

10. Kanada – 2.29 trilion dollarë

ekonomia vendet10

Kanadaja është aktualisht vendi i dhjetë më i pasur në botë dhe parashikohet të mbetet i dhjeti edhe në vitin 2050. Ekonomia e këtij vendi i bëri ballë stuhisë së krizës ekonomike falë sistemit të tij të fortë bankar që renditet ndër më të qëndrueshmit në botë.

9. Franca – 2.75 trilion dollarë

ekonomia vendet9

Për shkak të sfidave ekonomike Franca parashikohet të bie nga vendi i gjashtë, ku rangohet aktualisht, në atë të nëntin të vendeve më të pasur në botë deri në vitin 2050. Sipas parashikimeve krahasuar me pjesën tjetër të botës së zhvilluar, gjatë dekadave të ardhshme Franca do të mbetet prapa në aspektin e rritjes së të ardhurave për kokë banori.

8. Meksika – 2.81 trilion dollarë

ekonomia vendet8

Megjithë parashikimet për ngritjen prej vendit të 13-të në atë të 8-in, në listën e vendeve më të pasura në botë, pritet  që deri në vitin 2050 për nga të ardhurat mesatare për kokë banori, ky vend të ulet nga vendi i 42-të në atë të  47-in në botë.

7. Brazili – 2.96 trilion dollarë

ekonomia vendet7

Që nga periudha 1986 -1994, në të cilën inflacioni vjetor ishte më i madh se 500%, ky vend është rimëkëmbur dhe është ndër ekonomitë më të mëdha në botë. Mirëpo, megjithë ngritjen për dy vende për nga pasuria, për nga të ardhurat për kokë banori Brazili  pritet të bien nga vendi i 52-të në atë të  61-in në botë.

6. Mbretëria e Bashkuar – 3.58 trilion dollarë

ekonomia vendet6

Deri në vitin 2050, Mbretëria e Bashkuar pritet të bie për një vend në renditjen e vendeve më të pasura në botë për shkak të ekonomisë në rritje të Indisë, e cila kohët e fundit e ka arritur shifrën trilionëshe.

5. Gjermania – 3.71 trilion dollarë

ekonomia vendet5

Në vitin 2050, Gjermania parashihet të jetë ekonomia më e madhe në Evropë. Për shkak të zvogëlimit të numrit të popullsisë për 11 milion, që parashihet të ndodhë deri në vitin 2050, për nga të ardhurat për kokë banori ky vend pritet të ngritet nga vendi i 18-të, ku ndohet aktualisht në atë të 10-in në botë.

4. Japonia – 6.43 trilion dollarë

ekonomia vendet4

Nga të gjitha vendet e pasura, Japonia është duke u përballur me problemet më të këqija demografike për shkak të normës së ulët të fertilitetit dhe mplakjes së shpejtë të pupullsisë. Sipas parashikimeve popullsia e punësuar në këtë vend pritet të ulet për 37%, ndërsa popullsia e përgjithshme  të zvogëlohet për 25 milionë.

3. India – 8.17 trilion dollarë

ekonomia vendet3

India është një shembull i përfitimeve ekonomike nga rritja e popullsisë. Deri në vitin 2050, ky vend parashihet të jetë në pesëshen e parë të vendeve më të pasura në botë dhe të bëhet vendi i parë në botë me një miliard e gjysmë banorë, duke ia kaluar edhe Kinës.

2. SHBA – 22.27 trilion dollarë

ekonomia vendet2

Ndonëse ka tregues të fuqishëm ekonomik dhe një normë të fertilitetit mbi mesatare, aktualisht  vendi më i pasur në tokë, megjithë rritjen e pasurisë deri në vitin 2050 do të përjetojë rritjen më të ngadaltë të të ardhurave për kokë banori, pas  Luksemburgut dhe Norvegjisë.

1. Kina – 25.33 triliondollar

ekonomia vendet1

Kina parashikohet të jetë vendi më i pasur në botë në vitin 2050. Ky vend, i cili deri në vitin 2049 pritet t’i përvetësojë në sistemin e tij ekonomik Hong Kongun dhe Makaon do të ketë një rritje të ngadaltë të popullsisë, e cila do të rezultojë me uljen e  popullsisë së punësuar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply