40 momente kur njerëzit ndjehen të lumtur!

Një prej gjërave më të rëndësishme në jetë është të gjesh lumturinë në veprime të vogla. Nganjëherë, një ndjesi e vogël – mund të na mbajë në humor të mirë gjatë gjithë ditës.

Përse pra të mos përpiqemi që, gjërave të vogla t’u jepim hapësirë dhe të bëhemi sa më të lumtur? Epo, fillimisht, duhet indentifikuar se cilat janë ato gjëra?

Një pjesë e njerëzve, megjithatë, i kanë identifikuar ato. Mund t’ju duken të njohura, mund t’ju duken tepër të thjeshta, mund t’ju duken dhe qesharake apo të papërfillshme – megjithatë, këto janë 40 gjëra, respektivisht momente, kur njerëzit ndjehen të lumtur.

1. Kur zbathin këpucët e papërshtatshme pas një ditë të lodhshme.

2. Kur i fusin duart në një thes me oriz apo fasule.

3. Kur puthin faqet e buta të fëmijëve.

4. Kur shpërthejnë flluskat e mbështjellësit të produketeve të paketuara.  

5. Kur rrotullojnë jastëkun kah ana e ftohtë.

6. Kur bëjnë dush me ujin që ka temperaturën e preferuar.

7. Kur fusin në gojë kafshatën e parë të ushqimit të preferuar.

8. Kur shtrihen në shtrat pas një ditë të gjatë e të lodhshme dhe një nate pa gjumë.

9. Kur puthin dikënd që ju pëlqen për herë të parë në jetë.

10. Kur i marrin aromë librit të ri.

11. Kur e pinë gllënjkën e parë të kafesë në mëngjes.

12. Kur ndjejnë ngrohtësinë e diellit në lëkurën e tyre.

13. Kur ecin në rërën e ngrohtë të plazhit në orët e pasditës.

14. Kur veshin rrobat e pastra dhe të sapohekurosura.

15. Kur ecin në shiun e verës.

16. Kur zhytën në ujin e ftohtë në një ditë të nxehtë.

17. Kur marrin përgjigje në mesazhin e dërguar.

18. Kur ecin zbathur mbi bari.

19. Kur marrin frymë pas shiut e bubullimës.

20. Kur ledhatojnë kafshën e preferuar.

21. Kur pinë një gëllenjkë të ujit të ftohtë në një ditë përvëluese.

22. Kur prekin flokët pas qethjes.

23. Kur i ngrohin duart pranë zjarrit.

24. Kur tështijnë pas disa përpjekjeve të dështuara.

25. Kur dëgjojnë mjaullimën e macës, derisa gjendet në prehërin e tyre.

26. Kur i marrin erë hudhrës të sapohedhur në tigan me vaj.

27. Kur luajnë nëpër gishta me rruaza apo zinxhirin metalik të hollë.

28. Kur i pastrojnë dhëmbët me furçën e re.

29. Kur i vendosin syzet pasi t’i kenë pastruar.

30. Kur u përzien stomaku derisa ngasin makinën tatëpjetë.

31. Kur përqafojnë dikë që vërtetë ju ka munguar.

32. Kur e heqin ngjitësin e terur nga duart dhe gishtrinjtë.

33. Kur kthehen në shtëpi dhe i hiqen qafe rrobat  e parehatshme.

34. Kur rrotullohen në dysheme derisa jashtë bie shi.

35. Kur shtrihen të flenë mbi mbulesat e pastra.

36. Kur kujtojnë një moment të këndshëm nga fëmijëria.

37. Kur kafshojnë me butësi personin që dashurojnë.

38. Kur i marrësh aromë ushqimit të skarës, që është gati për t’u servir.

39. Kur i hapin sytë në mëngjes, dhe e kuptojnë se është ditë e shtunë.

40. Kur kënaqen me një gotë verë, si mirënjohje për të mirat që u ka sjellë jeta.

Nëse nuk pajtoheni me këtë listë, apo keni ndjesi të tjera që ju bëjnë më të lumtur, shprehuni – kësisoj do të mund ta zgjërojmë këtë listë së bashku! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply