5 pilotët më të mirë të Formulës 1

Disa thonë se pilotët e Formula 1 janë të çmendur – në fund të fundit ata ngasin bolidët në një pistë garash më shpejtësi shumë më të madhe se 100 km në orë. Por, çmenduria e tyre mbështetet në një metodologji; më të mirët prej tyre vozisin me elegancë dhe hijeshi të cilën e përshëndesin dhe e duartrokasin edhe ata që nuk e pëlqejnë vozitjen që e sfidon vdekjen. Këta janë 5 pilotët më të mëdhenjë që njeh historia e F1.

5. Jackie Stewart

JACKIE STEWART

“Skocezi fluturues” konsiderohet gjerësisht si piloti më i famshëm britanik i të gjitha kohërave i Formula 1, i cili magjepsi publikun britanik me zgjuarsinë dhe vozitjet e tij të guximshme.

I lindur në Dumbarton, Stewart dominoi skenën e F1 në fund të viteve 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta të shekullit të kaluar. Ai ka garuar edhe në Can-Am, një garë kjo në Amerikën Veriore, i cili nuk mbahet më.

Tituj: 3 – Gara të fituara: 27 – Podiume: 43

4. Niki Lauda

NIKI LAUDA

Kohët e fundit emri Lauda është bërë sërish i njohur për shkak të filmit Rush, një biografi kjo e kohëve të fundit rreth rivalitetit të tij me James Hunt. Karriera e tij e gjatë shquhet më shumë për  qëndrueshmëri sesa për shpejtësi.

Ai ishte një njeri vërtetë i nderuar i sportit për çka edhe kishte marrë lavdata në Grand Prix të vitit 1976 më Gjermani, garë kjo në të cilën gati e kishte humbur jetën.

Tituj: 3 – Gara të fituara: 25 – Podiume: 54

3. Alain Prost

ALAIN PROST

iloti francez, Prost njihej me nofkën “Profesori” të cilën e kishte marrë për qasjen e tij shumë teknike dhe intelektuale ndaj pilotimit të F1.

Edhe pse ai përfundoi i 15-ti në sezonin e tij debutues, për çka edhe u shkarkua nga McLaren, ai u rikthye tek kjo kompani, me bolidët e së cilës fitoi tre tituj. Prost ka fituar edhe një titull me Williams.

Tituj: 4 – Gara të fituara: 51 – Podiume: 106

2. Michael Schumacher

MICHAEL SCHUMACHER

 

Megjithëse me kthimin e tij në  gara në vitin 2010, tri vite pas pensionimit, mund t’i ketë dëmtuar pak të arrituart e tij, Schumacheri mbetet piloti më i suksesshëm i F1 me shtatë kampionate të fituara – dy më shumë se Juan Manuel Faggio, i cili fitoi pesë tituj, kur Formula 1 ishte në fillimet e saj.

Ai nuk ishte pa kritika kur garonte, por thuhet se në kohën e tij nuk kishte ndonjë konkurencë të fortë, megjithatë rekordi është rekord.

Fatkeqësisht, Schumacher sot ndodhet në koma pas një fatkeqësie që e përjetoi gjatë gjatë pushimeve dimërore – dhe nuk dihet nëse do të arrijë të rikuperohet ndonjëherë.

Tituj: 7 – Gara të fituara: 91 – Podiume: 155

1. Ayrton Senna

AYRTON SENNA

Fjala gjeni është ndoshta ajo që përdoret më së shpeshti kur përshkruhen sportistët e kalibrit  të lartë, por në rastin e Senna-së përdorimi i kësaj fjale mund të thuhet se arsyetohet plotësisht.

Rivaliteti i tij me Alain Prost i kishte lënë nën hije të gjithë garuesit e tjerë të kohës dhe shpejtësia  me të cilën pilotonte dhe aftësia për ta drejtuar bolidin në pistë me lagështi me siguri se do të mbeten të paarritshme nga të tjerë së paku edhe për një kohë të konsiderueshme.

Senna humbi jetën tragjikisht në një garë nga lëndimet e pësuara si rezultat i një përplasje në mburojat anësore të pistës.

Tituj: 3 – Gara të fituara: 41 – Podiume: 80 /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply