9 vendet më të ftohta të banuara në botë

Njerëzit janë qenie jashtëzakonisht të adaptueshme – gjë që dëshmohet me mbijetesën e tyre, që disa mijëra vjet, madje dhe në kushtet më ekstreme klimatike që kanë mbizotëruar dhe mbizotërojnë në Tokë.

Në vijim ju sjellim dëshmi për këtë gjë; nëntë vendet më të ftohta të populluara në planetin tonë. Se cilat janë ato, lexoni në vijim:

9. Roros, Norvegji

vende ftohte1

Qyteti i minatorëve Roros, në Norvegji, njihet për klimë polare dhe dimra të ftoftë, ku temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok, temperatura konstante sillet rreth -40 °C.

8. Dras, Indi

vende ftohte2

India njihet si vend shumë i nxehtë me klimë tropikale, mirëpo rajoni Kargil, me saktësisht qyteti Dras, është një vend tejet i ftohtë. Për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitës gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë Celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.

7. Lapland, Finlandë

vende ftohte3

Lapland është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Në Kittila, Lapland, në vitin 1999 ishte regjistruar teperatura prej -51.5 gradë Celsius. Përkundër të ftohtit të madh në këtë zonë rekreative jetojnë mbi 6.000 banorë.

6. Vuoggatjalme, Suedi

vende ftohte4

Përkundër faktit se pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftofta. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë Celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

5. Riverside, Wyoming, SHBA

vende ftohte5

Riverside është një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë Celsius. Kjo zonë është pak e banuar, në fakt aty jetojnë 52 banorë të patrembur.

4. Alaska, SHBA

alaska10-

Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë Celsius. Në këtë vend jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

3. Snag, Yukon, Kanada

snag012

Kanadaja shtrihet deri në Arktik dhe nuk është për tu befasuar se ky vend ka ndër klimat më të ashpra në botë. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi më i ftoftë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë Celsius.

2. Grenlanda

grenlanda1212

Grenlanda ka klimë arktike, ndërsa temperaturat aty nuk kalojnë +10 gradë Celsius madje as në ditët më të ngrohta të verës. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë Celsius.

1. Verkhoyansk, Rusi

vende ftohte11212

Verkhoyansk, në Rusi, që gjendet afër rrethit arktik, është një prej vendeve më të ftofta në botë bashkë me Oymyakon, po ashtu në Rusi. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë Celsius. Ky rajon, ku në shekullin 20-të kishin përfunduar të përndjekurit politik, është shumë i papërshtatshëm për jetë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *