Bukuria mahnitëse e liqenit të ngrirë të Bajkalit

Përveç se është më i thelli dhe më i vjetri në botë Liqeni i Bajkalit, i cili  gjendet në Siberi në pjesën aziatike të Rusisë, padyshim se është edhe një nga liqenet më të bukur në botë, që mahnitë me bukurinë e tij gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë dimrit të ftohtë siberian.

I shtati në botë për nga madhësia, rreth 25 milion vjet i vjetër dhe 1.624 metra i thellë, Liqeni i Bajkalit është edhe liqeni me vëllimin më të madh të ujit të ëmbël, meqë përmban përafërsisht 20% të sasisë së përgjithshme të ujit të ëmbël (jo të ngrirë) në sipërfaqe të tokës.

baikali1

Ky liqe konsiderohet  të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkencën e evolucionit, meqë në  të jeton një numër i bimëve dhe kafshëve endemike, prej te cilave më e njohura është foka unikate  e ujërave të ëmbla të Baikalit.

Liqeni është shtëpi e mbi 1085 llojeve të bimëve dhe 1550 llojeve të kafshëve, prej të cilave gati 80% janë endemike.

baikali10

Në rajonin përreth liqenit ka rreth 1200 monumente historike, arkeologjike dhe kulturore, ku rreth 1000 prej tyre janë nën mbrojtjen e shtetit.

Në tekstet e lashta kineze, ky liqen ishte i njohur si “Deti i Veriut”. Kjo edhe nuk është për t’u habitur shumë duke e pasur parasysh faktin se Liqeni Baikal është pothuajse 640 km i gjatë e 80 km i gjerë.

Në këtë liqe derdhen  më shumë se 300 lumenj, kurse vetëm lumi Angara buron prej tij.

baikali6

Në disa vende në liqe, uji  është aq i pastër saqë shpesh mund të shihen objektet në thellësi deri në 40 metra.

Gati pesë muaj të vitit, Liqeni Baikal është i mbuluar me akull. Gjatë procesit të ngrirjes, valët e ftohta që përplasen në breg shndërrohen në  skulptura  akulli ngjyrë të kaltër.

Në pjesë të ndryshme të liqenit trashësia  e akullit sillet prej 5 cm deri në 2 metra. Për të kaluar mbi të automjetet mjafton që trashësia e akullit të jetë së paku 30 cm.

baikali13

Në periudhën ndërmjet majit dhe qershorit, akulli fillon të shkrihet dhe në këtë  kohë liqeni bëhet shumë tërheqës për turistët që vijnë këtu për ta dëgjuar orkestrën natyrore të quajtur “muzika e akullit”, të “ekzekutuar” nga  tingujt e plasaritjeve të akullit dhe valëve që pas pesë muajve përsëri depërtojnë në sipërfaqe. /NGJYRA.COM/

baikali15 baikali17 baikali16 baikali14 baikali12 baikali11 baikali9 baikali8 baikali4 baikali5 baikali3 baikali2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *