Capela dos Ossos, kishëza e frikshme prej eshtrave

Capela dos Ossos është pjesë e kishës më të madhe Setog Francis,  e ndërtuar nga françeskanët në fund të shekullit të 16-të. Ngjashëm me disa kishëza të tjera prej eshtrave të njeriut edhe kjo është e ndërtuar për shkak të problemeve me numrin e madh të varrezave.

Deri në shekullin e 16-të kishte 43 varreza përreth qytetit Evora, në Portugali, të cilat kishin zënë  një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës. Duke mos dashur t’i dënojnë shpirtrat e të varrosurve me zjarrin e përjetshëm, murgjit kishin vendosur ta ndërtojnë një kishëz dhe në të t’i vendosin eshtrat e të vdekurve.

Capela dos Ossos4

Mirëpo, në vend se t’i vendosin eshtrat prapa dyerve të mbyllura, murgjit kishin vendosur t’i përdorin ato për “dekorimin” e kishëzës. Ata kishin menduar se në këtë mënyrë do t’i ofronin Evoras, një qytet ky i njohur për pasurinë e tij në fillim të shekullit 16-të, një vend të dobishëm për të reflektuar mbi përkohshmërinë e gjërave materiale.

Mbi derën e kishëzës ata shkruan edhe një porosi: “Nos ossos que estamos aqui, Pelos vossos esperamos”, ose: “Ne eshtrat që jemi këtu, eshtrat tuaja do t’i presim”.

Capela dos Ossos9

Me eshtrat e rreth 5.000 kufomave kjo kishëz duket e frikshme. Ndërsa skenat më bezdisëse është ajo e dy kufomave të terura të varura në mur, ku njëra prej tyre është e një fëmije.

Në një arkivol të vogël të bardhë anash altarit janë edhe eshtrat  e tre murgjve françeskan të cilët e themeluan kishën në shekullin e 13-të.

Në fund të kishëzës, mbi altar, mund të lexohen edhe frazat latine të tilla si: “Unë do të vdes në dritë” dhe “Dita kur të vdes është më e mirë se dita kur jam lindur”. /NGJYRA.COM/

Capela dos Ossos2 Capela dos Ossos1 Capela dos Ossos5 Capela dos Ossos8 Capela dos Ossos6 Capela dos Ossos10 Capela dos Ossos3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply