Festivali i kashtës së orizit në Japoni

Nëse pas të korrave ju mbetet “wara” (kashta e orizit), atëherë ju mund të krijoni një Wara Festival të Artit! Për festivalin e vitit 2015, banorët e Niigatas, në Japoni, me wara kanë krijuar madje dhe dinozaurë.

Wara Art Festival, i njohur dhe si Star Art Festival, mbahet çdo vit, më 31 gusht, në Niigata të Japonisë. Njerëzit e vyer të kësaj prefekture çdo vit mahnisin të pranishmit me skulpturat që i ndërtojnë nga kashta e orizit.

Festivali i kashtes 001

Këtë vit, për shembull, banorët lokalë kanë ndërtuar skulpturat e dinozaurëve të popullarizuar të kinematografisë, si T-rex, gaforre gjigante apo dhe një rosë lundruese.

Me kalimin e viteve, gjatë këtij festivali janë ndërtuar skulptura të balenave, tempujve, gorillave, dhe shumë skulptura tjera.

Festivali i kashtes 004

Skulpturat ndërtohen mbi një strukturë të vrazhdë drusore, e cila pastaj mbështillet me kashtë orizi, dhe pastaj, me shumë përkushtim, krijohen format artistike të dëshiruara.

Në vijim ju sjellim një galeri të skulpturave që janë punuar këtë vit dhe disa vite me herët në festivalin e Niigatas. /NGJYRA.COM/

Festivali i kashtes 010 Festivali i kashtes 008 Festivali i kashtes 006 Festivali i kashtes 002 Festivali i kashtes 009 Festivali i kashtes 012 959_14_W466-029620N Festivali i kashtes 011 Festivali i kashtes 014 Festivali i kashtes 003 Festivali i kashtes 005 Festivali i kashtes 013

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply