Fshati i igloo-ve eskimeze në Finlandë

Fshati i shtëpive eskimeze në Kakslauttanen të Finlandës është një nga vendpushimet më romantike në tokë, ku mund t’i kaloni pushimet në një igloo eskimeze luksoze me çati prej qelqi dhe të kënaqeni me pamjet spektakolare në qiellin e dekoruar me miliona yje.

Meqë janë të punuar prej qelqi të veçantë, pamja nga igloo-të eskimeze është jashtëzakonisht e qartë, madje edhe kur temperatura jashtë bie nën -30 °C, përndryshe temperatura brenda igloo-ve është optimale. Secila prej tyre është e pajisur me një shtrat luksoz dhe me banjë e sauna.

igloo1

Përveç 20 igloo-ve prej qelqi, në këtë resort turistik ka edhe 60 igloo klasike prej akulli, një restorant prej akulli, galeri me skulptura akulli dhe kishëz për dasma, po ashtu të akullt.

Fshati i igloo-ve eskimeze e fillon sezonin çdo vit në mes dhjetorit dhe janarit, varësisht prej motit, ndërsa është i hapur për vizitorë deri në fund të prillit.

igloo6

Përveç pamjeve spektakolare të qiellit gjatë natës dhe akomodimit të veçantë, Hoteli Kakslauttanen ofron dhe udhëtime të organizuara, me saja të tërhequr nga qentë, drerët, apo edhe me saja me motor.

Gjatë qëndrimit në këtë resort mund të peshkohet nën akull, skijohet në shtegun e gjatë 180 km  dhe të vizitohet akullythyesi Sampo, i cili është akullthyesi i vetëm në botë i hapur për turistë. /NGJYRA.COM/

igloo2 igloo5 igloo7 igloo4 igloo8 igloo9 igloo10 igloo11 igloo12 igloo13 igloo14 igloo18 igloo17 igloo19 igloo20 igloo22 igloo23 igloo16 igloo21 igloo15

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *