Ishulli i liqenit në ishullin e liqenit të ishullit në liqe

Filipinet janë të njohura për shumë bukuri natyrore, dhe një prej tyre është liqeni i popullarizuar vullkanik Taal, i cili gjendet në ishullin që ndodhet në liqe. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më interesante, në Taal gjendet edhe një ishull i vogël i quajtur Vulcan Point, që i bie të jetë ishulli i liqenit në ishullin e liqenit të ishullit në liqe.

Megjithë popullaritetin e tij (në të është xhiruar një pjesë e video-klipit të këngës “Roar” të këngëtares së popullarizuar Katy Perry) ky vullkan është një nga më aktivët në botë. Deri më tani janë regjistruar 33 shpërthime të këtij vullkani që ua ka marrë jetën 5-6 mijë personave.

Taal ishulli2

Edhe pse aktualisht është në gjumë, vullkani ende vazhdon të tregojë shenja të aktivitetit të tij, të cilat më së miri mund të shihen nga paraqitja e shpeshtë e gejzerëve.

Në Liqenin Taal gjenden edhe dy specie unikate endemike të “detit”. Në të  jetojnë gjarpërinjë të detit, të cilët janë lloji i vetëm i gjarpërinjëve të detit në botë që jetojnë në ujëra të ëmbla, dhe lloji i vetëm i sardeleve që mund të mbijetojë në ujëra të ëmbla. /NGJYRA.COM/

Taal ishulli12 Taal ishulli18 Taal ishulli17 Taal ishulli16 Taal ishulli8 Taal ishulli21 Taal ishulli20 Taal ishulli6 Taal ishulli7 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Taal ishulli11 Taal ishulli14 Taal ishulli19

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply