Kur interieri bëhet pjesë e eksterierit

Shtëpia Sun është një rezidencë e vendosur në periferi të Singaporit, e projektuar nga “Guz Architects”.

Ajo është konsideruar të jetë një shtëpi kompakte me standardet lokale, andaj edhe orientimi i arkitektëve ishte i tillë që të bënin lidhjen direkte më natyrën.

sun house7

E dizajnuar në formë të shkronjës L, rezidenca ka lidhje të drejtpërdrejtë me oborrin e brendshëm, që përmban një pishinë të gjatë dhe dominuese, e shoqëruar nga një pellg i vogël si dhe një kopsht ekstravagant.

Shtëpia duket sikur është një vazhdim i kopshtit, e cila ka një plan të hapur të qëndrimit ditor si dhe shkallët që lidhen me nivelin e epërm, të cilat janë të vendosura në pjesën e jashtme të shtëpisë duke plotësuar kështu ndjesinë e natyrës.

sun house5

E ndërtuar për një koleksionist arti, shtëpia Sun është e dekoruar me vepra artistike dhe skulptura.

Hapjet me dritare të mëdha nga dyshemeja gjerë në plafon, muret e bardha dhe elementet e drurit të vendosura për të krijuar hije, japin ndjesinë dhe ngrohtësinë e natyrës që e rrethon. /NGJYRA.COM/

sun house4 sun house8 sun house10 sun house2 sun house1 sun house9 sun house13 sun house12 sun house11 sun house6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply