Liqeni që sjell vdekjen pas një ore

Liqeni Karachay në Ural, në pjesën perëndimore të Rusisë, konsiderohet vendi më i ndotur nga mbetjet nukleare në planetin e Tokës. Sipas një përllogaritjeje të shkencëtarëve perëndimorë, do të mjaftonte vetëm një orë e qëndrimit në bregun e këtij liqeni, qe një person të marrë dozën vdekjeprurëse të radioaktivitetit, prej 600 rentgen.

Karachay ndodhet në rrethinën Chelyabinsk, në kufi me Kazakistanin, ndërsa në afërsi të tij ndodhet uzina “Mayak”, qendra më e madhe ruse për përpunimin e mbetjeve radioaktive.

Në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar, rusët, duke ikur nga nazistët, e kishin zhvendosur prodhimin e armëve në lindje – kështu që “Mayak” ishte shndërruar në një prej fabrikave kryesore të armëve atomike.

Karachay po1

Të huajt e kishin të ndaluar qasjen në këtë fabrikë për 45 vjet. Vetëm kur presidenti i atëhershëm rus, Boris Yeltsin, në vitin 1992, e kishte hequr atë ndalesë – shkencëtarët perëndimorë e kishin vizituar Mayak-un, duke e shpallur shumë shpejt si – zonën më të ndotur në Tokë.

Fizikantët atomikë të Mayak-ut, me dekada të tëra e kanë shfrytëzuar liqenin për zbrazjen e mbetjeve të lëngshme radioaktive, në mënyrë që të zvogëlonin derdhjen e tyre në lumin Techa.

Kur më në fund pushteti rus kishte pranuar ekzistimin e kësaj fabrike, u publikuan dhe të dhënat shokuese për foshnjet që kanë lindur me deformitete trupore, 25%, për të sëmurët nga kanceri, 21%, dhe të semurët nga leukemia, 41%.

Karachay32

Ndërkaq, lumi i afërt Techa ka qenë aq shumë i kontaminuar, sa që, 65% e popullatës lolake ka pasur simptomet e helmimit me radioaktivitet.

Pas një periudhe të motit të thatë në perëndim të Rusisë, sasia e ujit e liqenit Karachay ishte zvogëluar në vazhdimësi dhe erërat kishin filluar të shpërndanin pluhurin radioaktiv nga fundi i liqenit – duke rrezikuar kështu 500 mijë njerëz që jetonin në atë zonë.

Sot ndërkaq, disa pjesë të krahinës së Chelyabinskut janë të pabanuara – ndërsa liqeni është mbuluar me 10.000 blloqe betoni që parandalojnë rrjedhjen e mbetjeve radioaktive, zhdukja e pjesërishme e të cilave kërkon kohë me dekada të tëra.

Megjithatë, ky problem nuk pritet të zgjidhet edhe shumë kohë, sepse rreth 4.5 milionë metra kub të ujërave nëntokësore janë të kontaminuara me mbetjet radioaktive – ndërsa popullata lokale as sot e kësaj dite nuk është e vetëdijshme se sa helmues janë frutat dhe zaravatet që i kultivojnë në kopshtet e tyre.

Ujërat më të ndotura në botë

Liqeni Onondaga (SHBA)

Onondaga3

Amoniaku është materia ndotëse e këtij liqeni që nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Ambientit është shpallur si ‘vendi i humbur’. Derdhja e përvitshme e fosforit, amoniakut, nitritit dhe mbetjeve të tjera industriale kanë bërë që ky liqen të shndërrohet në një supë toksike.

Liqeni Tai (Kinë)

tai liqeni

Mbetjet industriale të 2.800 fabrikave që derdhen liqenin Tai, i treti për nga madhësia në Kinë, kanë bërë që ai të shpallet liqeni më i ndotur në këtë shtet. Sipas ekspertëve, nevojiten 14.4 miliardë dollarë që ky liqen të pastrohet nga mbetjet toksike/industriale.

Lumi  Riachuelo (Argjentinë)  

Polluted river Indonesia

Lumi  Riachuelo (apo ndryshe Matanza) kalon përmes pjesës qëndrore të Buenos Airesit – ndërsa konsiderohet si tualeti më i madh sipërfaqësor në botë. Ky lumë absorbon më shumë se 325.000 tonë të mbetjeve toksike brenda një dite të vetme – duke kërcënuar kështu burimet e ujit për më shumë se 5 milionë njerëz që jetojnë në atë zonë. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply