Lumi i kristaltë Verzasca, në Zvicër

Përderisa liqenet me ujë të pastër si kristali mund të mos jenë fenomen shumë i rrallë, lumenjtë me ujë të tillë vërtetë janë unikat. Njëri prej këtyre lumenjve është Verzasca, i gjatë 30 km, rrjedha e të cilit fillon në Alpet zvicerane dhe përfundon në liqenin Maggiore, që gjendet në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Për shkak të ujit të pastër si kristali, ky lumë është vend i popullarizuar por dhe i rrezikshëm për zhytje, ndërkaq preferohet dhe për kërcimet bungee (një prej të cilëve mund të keni parë nga agjenti James Bond, në filmin “Golden Eye”).

Thellësia maksimale e lumit Verzasceështë rreth 10 metra, ndërkaq temperatura mesatare e ujit varion mes 7 dhe 10 °C.

Një prej gjërave më të pazakonta që ka të bëjë më këtë lumë është se brenda tij nuk eksiton bota bimore dhe as ajo shtazore, që mund të jetë dhe aryesja që është kaq i pastër, por dhe i frikshëm njëkohësisht. /NGJYRA.COM/

Verzasca lumi 012 Verzasca lumi 005 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Verzasca lumi 010 Verzasca lumi 001 Verzasca lumi 002 Verzasca lumi 006 Verzasca lumi 008 Verzasca lumi 011 Verzasca lumi 004 Verzasca lumi 015 Verzasca lumi 009 Verzasca lumi 013

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply