Një hartë që prezanton për mrekulli ekonominë amerikane

Ekonomia amerikane është vërtetë shumë e madhe. Kjo gjë më se miri mund të dëshmohet nëpërmjet një harte fascionuese të SHBA-ve, të punuar nga Mark Perry, ekonomist në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe drejtues i blogut Carpe Diem.

Kjo hartë ka fuqi të jashtëzakonishme të shpjegimit kur është fjala për pozitën që ka Amerika në ekonominë globale. Duke i krahasuar të dhënat ekonomike të vitit 2013 – për çdo shtet të SHBA-ve, Perry ka gjetur një shtet tjetër në botë me fuqinë e ngjashme ekonomike, raporton WashingtonPost.

Rezultati është mahnitës. Kalifornia, shteti më i zhvilluar amerian ka shkallën e Produktit të Brendshëm Bruto të njëjtë me Brazilin. Teksasi ka GDP e ngjashme me Australinë, Ohajo është po aq i fuqishëm sa Suedia, ndërsa Nju Jorku krahasohet me Spanjën.

SHBA ekonomia1

Shtetet më të vogla janë po ashtu shumë interesante: Kështu, PBB-ja (GDP-ja) e Konektikatit është e ngjashme me atë të Greqisë, derisa Juta krahasohet me Bangladeshin. Alaska, ndërkaq, është e një rangu me Luksemburgun.

Në fund të fundit, harta tregon fuqinë e vërtetë që ka ekonomia amerikane. GDP-ja e SHBA-ve në vitin 2014 ishte 17.4 trilionë dollarë, e pasuar nga Kina me 10.4 trilionë dollarë. Shtetet tjera ndërkaq, janë shumë prapa SHBA-ve dhe Kinës: Japonia (4.6 trilionë $), Gjermania (3.9 trilionë $), Britania (2.9 trilionë $), Franca (2.8 trilionë $), pastaj Brazili (2.3 trilionë $), India (2.0 trilionë $) etj.

Këto krahasime kanë të bëjnë vetëm me GDP-në nominale dhe nuk përfshijnë koston e jetesës në pjesë të ndryshme të botës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply