Një qytet i tërë i shtëpive lundruese

Kënetat që ndodhen në Irak, më saktë ato përgjatë Tigrit e Eufratit, mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 23.3 km2 dhe janë të banuara për më shumë se 5000 vjet, ndërsa në kohën e lulzimit të tyre ato ishin të banuara nga rreth 0.5 milion “Madan” (arabë kënetash).

Arabët e kënetave ishte një emërtim kolektiv për një numër fisesh që ia kishin dalë të zhvillonin një kulturë, e cila ishte edhe e bukur, e edhe miqësore me ambientin rrethanor, meqë ajo fokusohej në burimet natyrore të kënetës.

keneta222

Aspekti më mahnitës i këtij stili të jetës, të pranuar dhe aplikuar nga arabët e kënetës, është dizajni i ndërlikuar i shtëpive të tyre, të cilat janë të ndërtuara nga kallamishtet e korrura mbi sipërfaqet e hapura të  ujit.

Në këta ishujt të krijuar nga shumëllojshmëria e kallamameve dhe baltës, nuk përdoret as druri e as gozhda për ndërtimin e shtëpive. Këto shtëpi të mahnitshme të quajtura “mudhif”, struktura e të cilave konsiderohet e përkohshme, ndërtohen brenda tri ditësh.

keneta555

Dikur kjo zonë ishte e njohur për lejimin e strehimit të të gjithë bujkrobërve dhe skllevërve dhe,  pikërisht kjo kishte qenë arsyeja e rënies së saj pas kryengritjes së vitit 1991 kundër Sadam Huseinit, kur qeveria kishte vendosur që t’i shtirrte  krejtësisht ligatinat dhe t’i ndëshkonte ata që i strehonin rebelët.

Në vitin 2003 kur SHBA-të pushtuan Irakun gjendja ishte përmirësuar dhe komunitetet filluan të mos i respektojnë politikat e qeverisë, madje ata filluan edhe punën për rrënimin e digës së Tigrit dhe Eufratit dhe rikthimin e kënetave.

keneta333

Pas një pune 4-vjeçare ata ia kishin dalë që ta ri-përmbytnin  1/4 e zonës origjinale të kënetës dhe t’i jepnin fund thatësirës.

Natyra e Irakut është një organizatë që është duke punuar për restaurimin e kësaj zone dhe rikthimin e qrabëve të kënetës në shtëpitë e tyre, duke u ofruar mbështetje financiare.

keneta444

Tradita për ta ndihmuar dikënd kur ka nevojë është mbajtur gjallë nga kjo organizatë, e cila ka ndërtuar shtëpi për pritjen e të gjithë mysafirëve që i vizitojnë  kënetat.

Përveç tjerash ky vend në njëfarë mënyrë është edhe një mrekulli inxhinierike. /NGJYRA.COM/

Marsh Arab Village keneta777

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *