Një shtëpi bashkëkohore dhe ekologjike

Kjo shtëpi është projektuar nga Fox Johnston, i cili ka arritur të sigurojë hapësira të thjeshta, funksionale, private si dhe qasje të lehtë për një familje të re.

Përdhesa e hapur, sipërfaqet e interierit të veshura me dru, si dhe loja me volume, janë karakteristikë e kësaj shtëpie bashkëkohore dhe ekologjike njëkohësisht.

shtepia Fox Johnston12

Hapësirat lart janë dizajnuar me kujdes për të ruajtur intimitetin nga fqinjët, ndërsa shtëpia ka ndriçim e insolim të mjaftueshëm.

Materialet e përdorura janë të thjeshta, të natyrshme dhe me teksturë, që krijojnë një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë.

shtepia Fox Johnston2

Reduktimi i përdorimit të energjisë ishte pika kyçe e projektimit. Brenda shtëpisë është instaluar një sistem i ventilimit dhe i ngrohjes natyrore, ndërsa janë përdorur produkte të ricikluara dhe të qëndrueshme për ndërtim. /NGJYRA.COM/

shtepia Fox Johnston15 shtepia Fox Johnston14 shtepia Fox Johnston17 shtepia Fox Johnston16 shtepia Fox Johnston3 shtepia Fox Johnston1 shtepia Fox Johnston6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply