Njihuni me shtëpinë më të sigurt në botë

Siguria në radhë të parë – kështu e mendojnë jetën një pjesë e njerëzve. Dhe për ta arritur këtë gjë, nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma marramendëse parash. Ndërsa e gjitha duhet nisur, ku tjetër, pos nga shtëpia…

Në periferi të Varshavës ndodhet një hit arkitektonik – bëhet fjalë për shtëpinë më të sigurt në botë. Shtëpia është punuar nga kompania polake KWK Promes – nën udhëheqjen e arkitektit, Robert Konieczny.

Kjo shtëpi ofron strehim të sigurt në rast të katastrofave natyrore, e madje dhe të atyre nukleare, pohojnë projektuesit e saj.

I gjithë konstruksioni mbyllet me prekjen e një suste, ndërsa  – nëse shikohet nga pjesa e jashtme e saj – shtëpia shndërrohet në një kuti betoni.

Bëhet fjalë për pllaka të mëdha betoni që ‘mbrojnë’ këtë shtëpi nga rreziku që mund t’u kanoset pronarëve.

Po ashtu i gjithë oborri është i rrethuar dhe i siguruar, ndërsa brenda tij ndodhet dhe pishina.  /NGJYRA.COM/

shtepia sigurt33 shtepia sigurt55 shtepia sigurt22 shtepia sigurt6666 shtepia sigurt11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply