Operacionet më të shtrenjta plastike të yjeve

Të gjithë duam të dukemi bukur për aq sa është e mundur kjo gjë – por, një grup i caktuar i njerëzve kërkojnë ‘perfeksionizëm’ – sepse janë të opsesionuar me dukjen e tyre.

E kuptoni pra, bëhet fjalë për njerëzit e famshëm të cilët nuk janë të kënaqur me pamjen që ua ka dhuruar nëna natyrë por, falë kirurgjisë plastike, e kërkojnë “perfeksionizmin” – që fatkeqësisht, në disa raste rezulton si budallallëk apo dështim i plotë.

Në vijim ju sjellim pesë operacionet më të shtrenjta (të dokumentuara) të kirurgjisë plastike të cilave u janë nënshtruar pesë femra të famshme – ndërsa, se sa ia kanë arritur qëllimit po ua lëmë juve të vlerësoni.

5. Nicki Minaj (11,500 dollarë)

Nicki-Minaj5555

Dikur Nicki Minaj dukej si një vajzë ekzotike nga Trinidad dhe Tobago. Ndërkaq, tash, ajo duket më shumë si një hibrid i katër etniteteve të përziera me kukullën Barbie.

Sidoqoftë, pamja e re nuk i ka penguar në karrierë, sepse ka arritur të fitojë popullaritet të gjithëmbarshëm dhe atë falë këngëve të saj që trajtojnë tema për seksin dhe drogën.

Thuhet se ajo shpenzojë 11.500 dollarë për tri intervenime të ndyshme estetike, ku përfshihet dhe zbardhja e lëkurës.

4.  Nadya “Octomom” Suleman (12,810 dollarë)

Nadya-Octomom-Suleman-4444

Dikur qytetarët amerikanë ishin lodhur duke shikuar, dëgjuar dhe lexuar lajme për Nadyan, gruan që lindi tetë foshnje përnjëherë – ndërsa ishte mbarësuar në mënyrë artificiale.

Ajo kishte thënë se dëshironte të jetë e rrethuar me fëmijë dhe kjo dëshirë iu plotësua, megjithatë, pas lindjes ajo iu nënshtrua goxha do intervenimeve plastike.

Pas lindjes së fëmijëve – rikonstrukti vagjinal ishte i domosdoshëm, por Nadya ka pasur intevenime edhe në hundë, buzë… ndërsa mediat raportojnë se për të gjitha këto i ka shpenzuar 12,810 dollarë.

3. Lil’ Kim (19,625 dollarë)

Lil-Kim3333

Shumë njerëz ankohen se e kanë goxha të vështirë të njohin reperen e dikurshme afrikano-amerikane të viteve të 90-ta në figuren e sotme të Lil’ Kimit.

Deri më tash dihet që Kim, sipas raporteve mediale, ka pasur pesë operacione plastike me një kosto prej 19,625 dollarësh – të cilat e kanë shndërruar atë në një person krejt tjetër prej atij që jemi mësuar ta shohim.

Edhe Lil’ Kim i është nënshtruar operacionit për zbardhjen e lëkurës, pastaj, rritjes së buzëve, rregullimit të hundës, gjoksit… e kështu me radhë.

Ndërsa mediat amerikane e tallin si personin që ka bërë më shumë operacione plastike se saj që ka nxjerr hite muzikore në 15 vitet e fundit.

2. Vivica Fox (26,085 dollarë)

Vivica-Fox2222

Vivica Fox kurrë nuk ka qenë ndonjë yll i kategorisë A, madje as atëherë kur ka shkëlqyer më se shumti në skenë. Megjithatë, nuk do fjalë se ajo është përpjekur çdoherë që të jetë në ‘trend’.

Fox nuk ka përtuar t’u nënshtrohet një mori operacioneve plastike, sidomos atyre të mbushjes me botox – ajo ka korrigjuar buzët, nofullat, fytyrën, gjoksin… që kanë kushtuar 26,085 dollarë amerikanë.

E ky shpenzim i saj ka ngjallur edhe humor në disa media amerikane, sipas të cilave, për më pak para ajo ka mundur të blejë ndonjërën nga këto makina që kanë dalë në treg gjatë vitit 2014: Mazda Miata, Fiat 500 Abarth, Scion FR-S, Ford Fiesta si dhe Jeep Wrangler – e që do të ishin më të qëndrueshme sesa implantët e saj.

1. Jocelyn Wildenstein (2 milionë dollarë)

Jocelyn-Wildenstein-11121

Epo, veshtirë se mund mund të kalojë një ditë e vetme që dikush të mos e pyes Jocelyn Wildenstein (të njohur edhe si “grua mace”) se çfarë ka ngjarë më të. Dhe përgjigjja është fare e thjeshtë – intervenimet e panumërta kirurgjike, të aplikuara me dekada të tëra.

Dhe, përderisa më lartë folëm për yjet që kanë shpenzuar disa mijëra, apo dhjetra mijëra dollarë për të arritur deri të bukuria ‘perfekte’ – Jocelyn ka shpenzuar rreth 2 milionë dollarë për këtë qëllim – ndërsa rezultati është më se dëshpërues.

Përkundër gjithë këtyre intevenimeve kirurgjike, Jocelyn sot më shumë i ngjason një mace makthi se sa si një qenie njerëzore. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply