Plazhi i kuq – një mrekulli tjetër natyrore

Plazhi i kuq është një panoramë idilike që ndodhet në parkun natyror buzë lumit Liaohe, rreth 30 km në jugperëndim të qytetit kinez Panjin.

Plazhi është i gjatë 26 km dhe gati 1 km i gjerë. Ndërkaq, emrin e ka marrë nga një lloj bari i detit që fillon të rritet në muajin prill ose maj – dhe që gjatë gjithë verës ka ngjyrë të gjelbër, mu sikurse bari tjetër kudo në botë. Mirëpo, në stinën e vjeshtës, ky lumë shndërrohet në një vend spektakolar, ngase bari merr një ngjyrë të kuqe të ndezur.

plazhi i kuq5

Lumi Liaohe është pjesë e parkut të mbrojtur natyror “Shuangtai Hekou”, dhe vizitat në këtë zonë janë të kufizuara. Këto kufizime janë bërë për t’i mbrojtur disa nga shtazët dhe shpezët e rrezikuara që jetojnë në këto vise, siç janë disa lloje të rralla të pulëbardhave, breshkat gjigante, fokat etj.

Krahas kësaj, plazhi i kuq strehon dhe mbi 236 lloje të shpezëve të tjera.

plazhi i kuq4

Nëse planifikoni të vizitoni këtë mrekulli natyrore, atëherë, ju propozojmë që, për shkak të efektit më të madh, këtë ta bëni në muaji shtator, tetor ose nëntor. /NGJYRA.COM/

plazhi i kuq7 plazhi i kuq6 plazhi i kuq3 plazhi i kuq2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply