Serra më e madhe në botë

Për ta zgjuar nga gjumi prej 5 dekadash dhe kthyer jetën në ish-qytetin e minatorëve St. Blazey në Angli – i cili dikur ishte i njohur me minierat e argjilës – në fund të viteve 90-ta autoritetet e tij kishin dalë me idenë që ta ndërtojnë serrën më të madhe në botë, të njohur si Projekti Eden, me çka do ta bënin qytetin sërish atraktiv për turistë.

Projekti Eden18

Projekti Eden është projektuar si një kompleks masiv serre, e cila përbëhet prej dy biomeve, njëra me klimë tropikale, ndërsa tjetra me klimë mesdhetare.

I tërë kompleksi është ndërtuar për vetëm 2.5 vjet dhe zyrtarisht është hapur për publikun më 17 mars të vitit 2001.

Projekti Eden15

Në ditët e sotme, brenda këtyre biomeve gjenden më shumë se një milion lloje të ndryshme të luleve, duke filluar nga lulet e rralla tropikale e deri tek bananet dhe ullinjtë.

Përveç florës spektakolare, në biomet e kësaj serre ka edhe ujëvara kaskadë, shtigje, statuja, shkëmbinj masiv dhe hurdha peshqish.

Projekti Eden8

Edhe pse serrat janë atraksioni kryesor i kompleksit, përreth tyre ka po ashtu edhe kopshte të bukura me bimë që mund të rriten vetëm në një  klimë të tillë. /NGJYRA.COM/

Projekti Eden21 Projekti Eden20 Projekti Eden19 Projekti Eden17 Projekti Eden16 Projekti Eden14 Projekti Eden13 Projekti Eden12 Projekti Eden11 Projekti Eden10 Projekti Eden9 Projekti Eden7 Projekti Eden5 Projekti Eden4 Projekti Eden3 Projekti Eden2 Projekti Eden1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply