Shpella me kristale gjigante

Rreth 300 metra nën shkretëtirën Chihuahua në Meksikë, gjatë kërkimit të mineraleve të plumbit dhe argjendit në vitet 2007 dhe 2008, rastësisht u zbulua shpella mahnitëse me kristale gjigante.

Kjo shpellë përmban kristale gjigante seleniti (gipsium, CaSO4 • 2 H2O), që janë ndër kristalet më të mëdha natyrore të gjetura ndonjëherë. Kristali më i madh (në formë të obeliskut) është i gjatë 12 metra (me diametër prej 4 metrash) dhe peshon 55 ton.

Shpella me kristale 3

Kristalet gjigante janë formuar nga ujërat nëntokësore të ngopura me sulfat kalciumi, i cili për qindra mijëra vjet është filtruar përmes sistemit të shpellës.

Kur para  rreth 500.000 vjetëve, magma e cila gjendet rreth 1.5 kilometra nën shpellë kishte filluar të ftohet, këto minerale kishin filluar të ndahen nga uji.

Shpella me kristale 7

Kristalet që ngjasojnë me akullnaja gjigante, krijojnë ndjenjën sikur brenda shpellës është shumë ftohtë. Mirëpo, kjo është larg nga realiteti, meqë temperatura në shpellë arrin deri në 58 °C, ndërsa  lagështia e ajrit sillet prej 90 deri në 99 për qind.

Vizitorët e shpellës duhet të jenë të pajisur me pajisje mbrojtëse, të cilat përmbajnë copa akulli për ftohje.

Shpella me kristale 2

Shpella aktualisht është e mbrojtur me dyer të rënda prej çeliku, në mënyrë që kjo mrekulli natyrore të ruhet edhe për brezat e ardhshëm. /NGJYRA.COM/

Shpella me kristale 5 The Cave of Giant Crystals, Naica, Mexico Shpella me kristale 1 Shpella me kristale 6 Shpella me kristale 10 Shpella me kristale 12 Shpella me kristale 9 Shpella me kristale 8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply