Shtyllat prej guri në Kuklica, Maqedoni

Për mëse 100.000 vjet, 120 shtylla mbresëlënëse prej guri bëjnë roje në fshatin e vogël Kuklica, afër Kratovës në Maqedoni.

Sipas një legjende lokale, këta janë dasmorë të ngurtësuar. Në fakt, një djalë meqë nuk mund të vendoste se me cilën prej dy vajzave që i donte të martohej, kishte ndarë mendjen që të martohej me të dyjat, madje në të të njëjtën ditë dhe që asnjëra të mos e merrte vesh kurrë se ai i kishte dy nuse. Mirëpo, një gjë e tillë i kishte shkuar huq, sepse njëra nga vajzat e kishte parë atë se si po martohej me tjetrën. E zemëruar, ajo i kishte mallkuar dasmorët dhe ata ishin shndërruar në shtylla guri.

Kuklica13

Një tjetër legjendë mjaft e përhapur thotë se, dikur në këtë vend ishte një pyll, i cili nga  betejat e shpeshta që ishin zhvilluar në të ishte djegur i tëri. Meqë vendi ishte shkretëruar dhe për shkak të temperaturave shumë të ulëta, kur ushtria kishte kaluar nëpër të, të gjithë ushtarët ishin ngurtësuar.

Pavarësisht këtyre legjendave, shumë nga ata që e kanë vizituar këtë vend të pazakontë shpesh pohojnë se ai ka një aurë disi mistike.

Kuklica2

Përndryshe këto formacione prej guri të krijuara nga erozioni i çrregullt i shkëmbinjëve vullkanik, janë një atraksion turistik për kureshtarët me dekada të tëra. /NGJYRA.COM/

Kuklica3 Kuklica4 Kuklica5 Kuklica10 Stone Dolls of Kuklica Stone Dolls of Kuklica Kuklica15 Kuklica8 Kuklica1 Kuklica7 Kuklica2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply