Tarracat e orizit në Filipine, çudia e tetë e botës

Banaue është një komunë në provincën Ifugao në Filipine, e njohur për tarracat e saj të jashtëzakonshme të orizit, të cilat shpesh quhen “çudia e tetë e botës”.

Këto tarraca janë ndërtuar para më shumë se 2000 vjetëve, ndërsa  vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në to, në mënyrën tradicionale, Ifugao.

fusha orizi13

Tarracat e orizit në Banaue janë të njohura  edhe si shkallët që shpien për në qiell. Ato janë ndërtuar në shpatijet kodrinore, pjerrësia e të cilave arrinë deri në 70% dhe asnjë prej tyre nuk është më e gjerë së 2 metra.

Tarracat e orizit në Banaue mbulojnë 10.360 kilometra katrorë të shpatijeve kodrinore.

fusha orizi11

Këto terraca, që shtrihen “aq sa syri mund të shoh”, janë të gdhendura në kodrat e pyllëzuara dhe malet në një lartësi mbidetare prej 1500 metrash.

Ujitja e tyre bëhet njëlloj si në kohën kur ato janë bërë: uji i shiut i mbledhur në rezervuarët në majë të kodrës përmes kanaleve shpërndahet nëpër terraca.

fusha orizi4

Në këtë rajon njerëzit nuk e përdorin energjinë elektrike dhe nuk kanë rrugë, por vetëm rrugica me pluhur, sepse atakanë vendosur që ta mbajë lidhjen hyjnore me Tokën, ashtu siç kishin bërë edhe  paraardhësit e tyre2.000 vjetë më parë. /NGJYRA.COM/ 

fusha orizi3 fusha orizi2 fusha orizi1 fusha orizi10 fusha orizi15 fusha orizi12 fusha orizi19 fusha orizi18 fusha orizi17 fusha orizi16 fusha orizi6 fusha orizi8 fusha orizi7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply