Zgjidhni muzikën e vërtetë për seks!

Nëse dëshironi të dini se cila është muzika më e mirë për ju? Lexoni në vijim këto këshilla…

Kur të vendosni të bëni seks, posaçërisht me personin për herë të parë, ka rëndësi çdo detaj. Qirinjtë, shampanja, veshjet seksi dhe, kuptohet, muzika. Lloji i muzikës që do ta dëgjoni kur jeni duke u puthur është zgjedhje juaja.

Me siguri nuk është e nevojshme të thuhet që muzika metal nuk është zgjedhja më e mirë, përveç nëse ju dhe partnerja jeni adhurues të zhanrit të tillë. Duke pasur parasysh që kompakt-disku i vetëm një muzikanti gjatë kohës së seksit bëhet monoton, rekomandohet kompilimi i muzikantëve të ndryshëm të një zhanri.

muzika seks

R&B

Ky zhanër si pjesë e muzikës ka tekst, i cili pothuajse gjithmonë lidhet me dashurinë, marrëdhënien, seksin. Mund të zgjidhni R&B më romantike, në të cilin teksti me siguri do të ketë të bëjë me dashurinë. Edhe teksti i këngëve mund t’ju tregojë se çka ndieni ndaj partnerit. Vetvetiu teksti mund të jetë aq seksi sa që të nxisë paralojën dhe aktin seksual.

Elektronike

Nëse i doni ritmet relaksuese të cilat zhvillohen gjithnjë e më shpejt, tempi i ndryshueshëm i muzikës do t’ju ndihmojë tempit tuaj seksual. Te llojet e ndryshme të “muzikës elektronike” atmosferën e plotëson edhe më shumë një shishe vere e mirë dhe një gotë e ndonjë pijeje cilësore dhe të shijshme të fortë alkoolike, e cila do t’ju joshë pikërisht aq shumë sa që përvoja e seksit bashkë me atë lloj muzike thjesht do të jetë hipnotike.

cift keshill2

House

House apo vallëzimi origjinal është lloji më tërheqës i muzikës. Muzika e cila vetvetiu është seksi, rikujton perëndimin e diellit, detin, plazhin, koktejin… Duke dëgjuar këtë muzikë, seksi përjetohet më mirë.

Etno

Pse jo? Etno është muzikë e shkëlqyeshme kundër rutinës. Ritmi i butë grek do t’ju kënaqë. Kjo është muzikë e thjeshtë me të cilën të dy do të ndiheni seksi. Kompilimet e Buddha Barit janë joshëse në mënyrën më të veçantë.

cift keshill4

Jazz

Nëse dëshironi paralojë të gjatë,  grumbullim afshi deri në penetrim dhe kënaqësi, për seks të ngadalshëm për ju është jazzi. Mirëpo me jazzin zakonisht ndodh kështu: ose e doni ose e urreni. Prandaj, me rastin e zgjedhjes së këtij lloji të muzikës është mirë të njihni shijen muzikore të partneres apo partnerit.

Bossa Nova

Bossa Nova është muzikë e cila është e krijuar për të eksituar femrën. Ritmet joshëse braziliane ju krijojnë atmosferë, ndërkaq bashkë me personin e vërtetë ju çon në gjendjen e duhur. Orgazma është e garantuar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply