Zgjoni zonat e harruara erogjene!

Zonat erogjene ndahen në zona të njohura dhe në ato të cilat më pak i njihni. Assesi mos i harroni këto të fundit! Flokët lihen anash. Është fakt që femrat nuk lejojnë që edhe ashtu t’ua shprishni flokët.

Merruni me… lëkurën

keshilla zona4

Lëkura është organi kryesor jogjenital, mirëpo meshkujt kryesisht nuk i kushtojnë kujdesin e duhur, sepse përqendrohen tek penisi dhe klitorisi, ndërsa femrat i kushtojnë më shumë kujdes.

Jo pak janë ato femra të cilat thonë  që kanë aromë dhe prekjen e lëkurës më shumë e lidhin me joshjen seksuale (gjithashtu edhe me refuzimin), sesa cilado qoftë karakteristikë, edhe pse meshkujt rreth kësaj me siguri nuk janë të vetëdijshëm.

Stimulimi i lëkurës është njëri ndër komponentët e seksit në përgjithësi. Jo vetëm prekja e saj nën gishta, por gjithashtu edhe ftohtësia, butësia dhe tendosja nxisin një sërë emocionesh seksuale.

Reagimi seksual ndaj të gjitha këtyre që i përmendëm më sipër është shumë i nënvlerësuar. Për këtë shkak, nëse ju eksiton, shfrytëzojeni sa më shumë.

Njëkohësisht mos harroni edhe prekjet e shumta të saj, rrëshqitjes me thonj dhe puthjet nëpër të gjitha pjesët e trupit.

Flokët

keshilla zona3

Frojdi ka qenë i mendimit që flokët e gjatë të femrave ndikojnë në mënyrë relaksuese tek meshkujt, madje janë edhe zëvendësim i organit gjenital të cilin nuk e kanë femrat, andaj meshkujt do të mund të jenë lakmues për këtë shkak.

Loja seksuale me flokë është e shkëlqyeshme për shkak të karakteristikave të tyre: mund t’i kapni me dorë, mund t’i tërhiqni me pak vrazhdësi dhe të ndiheni sovranë, me njëri-tjetrin mund të prekeni me to dhe në tërësi mund t’i përdorni si mjete ndihmëse.

Disa femra joshen shumë nëse trupi i mashkullit është i leshtë, sepse mendojnë që ata janë më mashkullorë dhe presin nga ta seks të paharrueshëm. Megjithatë, e gjithë kjo është çështje e shijes.

Sido që të jetë, flokët janë zonë e fuqishme erogjene. Nëse ju tingëllon e pabesueshme, ju rekomandojmë të bëni një provë – filloni partneren apo partnerin ta përkëdhelni butësisht nga maja e kokës deri poshtë.

Me atë rast ndryshoni drejtimin, intensitetin dhe lëvizjet. Ju garantojmë që dashuria juaj do të gjallërohet ashtu siç ka qenë dikur, ndërkaq njëkohësisht do të bëhet më relaksuese dhe më e përshtatshme për përkëdhelje e cila do të pasojë.

Si t’ia bëjmë me laprat e veshit

keshilla-zona2

Laprat e veshit janë zona të nënçmuara erogjene sikur edhe lëkura në zverk. Copa e lëkurës në vesh ka lidhje direkte me nervat sikur edhe me ato në zverk. Si edhe të gjitha zonat jogjenitale, edhe veshi është më i efektshëm tek femrat sesa tek meshkujt.

Kur laprat e veshit i “zgjoni” (butësisht me gishta apo me thithje, gjatë paralojës dhe para orgazmës),mund të nxisni kulmin e plotë edhe me vetëm përkëdheljen e tyre.

Vathët eksitojnë!

keshilla zona

Vathët e rëndë ndihmojnë por edhe mund të jenë burim i eksitimit erotik subliminal, posaçërisht nëse janë mjaft të gjatë dhe rrëshqasin nëpër qafë kur femra kthen kokën. Dallimet në reagimet midis gjinive me siguri janë të mundshme të sqarohen me përdorimin e rrallë të vathëve te meshkujt kudo qoftë në botë.

Prandaj, ngarkesa luhatëse ndikon si stimulim erotik i cili seksualisht zgjon disa zona. Edhe kjo gjë nuk vlen vetëm për zonën e veshëve. Nëse vathët janë të tillë që vetëm i varni, hiqni ngadalë dhe provoni në thimthat e sisëve të saj, në buzët e vagjinës apo në klitoris, mirëpo më parë prekni ato zona! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply