Zipllajni në Filipine – magnet për eko-turistët

Ujëvarat dhe vegjitacioni topikal krijojnë skenat më të bukura që mund të shihen në natyrë. Fatmirësisht, ekzistojnë lokacione të tilla në botë … Natyra e egër, liqeni Sebu dhe Shtatë Ujëvarat, në Davao të Filipineve, krijojnë një peizazh të mahnitshëm për eko-turistët.

Magjia nuk përfundon këtu, sepse këtë peizazh të bukur, turistët mund ta vështrojnë edhe duke e përjetuar udhëtimin/fluturimin me zipllajn (zipline).

Zipllajni së fundi është shndërruar në mënyrën më të shpejt, më argëtuese, dhe më sfiduese të udhëtimit nga pika A deri në pikën B, në vendet me bukuri përrallore.

Kjo sfidë ua ngre adrenalinën turistëve në maksimum – të cilët dhe mund të realizojnë fotografi mbresëlënëse nga udhëtimi i tyre.

Është pikëllues fakti që Filipinet ndodhen shumë larg, ndërsa ne s’kemi shumë mundësi për të udhëtuar. Megjithatë, mund të bëjmë një gjë, që – nëpërmjet fotografive dhe video-xhirimit –  t’ju sjellim disa pamje mbresëlënëse nga ky vend. Kënaquni! /NGJYRA.COM/

zin filipine 0006 zin filipine 0010 zin filipine 0012 zin filipine 0005 zin filipine 0004 zin filipine 0001 zin filipine 0007 zin filipine 0002 zin filipine 0003

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply