Ao Nang, destinacioni më i popullarizuar në Tajlandë

Ao Nang është qyteti më i popullarizuar dhe më i frekuentuar në Tajlandë, që po lulëzon falë turizmit – plazheve me rërë të bardhë dhe ujit të pastër e të ngrohtë.

Ky qytet ka gjithçka që mund të pritet nga një pushim në Tajlandë – rripa të gjatë rëre, shkëmbinj gëlqeror dhe vendpushime të shumta turistike.

Agjencitë turistike e bëjnë të lehtë udhëtimin për në këtë qytet.

Ao Nang 010

Përveç larjes në det dhe shijimit të motit jashtëzakonisht të mirë, turistët po ashtu mund të përjetojnë dhe shumë atraksione dhe aktivitete. Ata mund të porositin varka për të lundruar në det dhe për t’i eksploruar ishujt apo dhe të ngjitën në shkëmbinj.

Padyshim, Tajlanda është një nga vendet më të mira për zhytje dhe eksplorimin e pasurive të saj detare në detin e kthjellët si kristali, Andaman. /NGJYRA.COM/

AoNang 003 AoNang 004 Ao Nang6 Ao Nang7 AoNang 007 AoNang 006 AoNang 005 Ao Nang - harbor Ao Nang9 AoNang 002

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply