Ç’është në të vërtetë matja e IQ-së?

Çdo dhjetë vjet koeficienti i inteligjencës rritet për tri pikë, ndërkaq psikologu James Flynn tashmë disa decenie studion këtë trend, i cili është quajtur sipas tij – “Efekti i Flynnit”.

Flynn thotë se si njerëzit shpesh në lajthitje krahasojnë mendjen e dikujt me koeficientin e inteligjencës.

Inteligjenca mat aftësitë e mësuara, e jo ato të lindura. Me rritjen e cilësisë së edukimit të fëmijëve në shkolla ndryshon shumëçka, prandaj edhe fëmijët me kalimin e kohës arrijnë rezultate më të mira në testet e standardizuara, midis tjerash edhe në testet IQ.

Hulumtimet e reja

Qëndrimi i Flynnit është në kundërshtim me teoritë e tjera sipas të cilave IQ testet masin aftësitë e lindura të mendjes në të cilat arsimimi, kultura dhe ambienti, në të cilin individi jeton, gjoja nuk ndikojnë.

Megjithatë, hulumtimet e reja e kanë argumentuar teorinë e tij.

Hulumtimet e Ainsley Mitchum hodhën poshtë teorinë që elementet kulturologjike dhe edukative nuk mund të  ndikojnë në mendime abstrakte të dikujt. Mirëpo, hulumtimi ka vënë në pah që edhe në mendime abstrakte është i aplikueshëm efekti i Flynnit.

Ajo konstaton që rezultatet më të mira në testet IQ nuk flasin që po bëhemi më inteligjent, por që njerëzit sot më shumë mësojnë që të mendojnë në mënyrën abstrakte.

Vënia e theksit në mendimin abstrakt është i dukshëm në shkolla, në teknologji, madje edhe në përmbajtjet (emisionet) televizive. Shumica e njerëzve të cilët para 50 vjetësh janë kënaqur me komeditë, me siguri nuk do të regjistronin meta-humorin i cili ekziston sot në seritë e popullarizuara.

ajnshtajni1

Ndikimi i ambientit

Pra, nëse koeficienti i inteligjencës është rezultat i ndikimit të ambientit, çka do të thotë kjo edhe për vetë inteligjencën? Vallë, a nuk janë lindur disa njerëz me aftësi më të mëdha imuniteti sesa të tjerët? Me siguri jo, thotë profesoresha Mitchum.

Natyrisht, ata të cilët kanë mbijetuar lëndimet e trurit apo kanë pasur vështirësi në zhvillim kanë aftësi të tjera mendore, mirëpo shumica e të tjerëve kanë pak a shumë aftësi të ngjashme.

Testet IQ pikërisht na mësojnë mbi ndikimin e ambientit dhe përvojës, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që testet e tilla nuk janë të nevojshme. Ato na ndihmojnë të përcjellim mënyrën e të menduarit e cila bartet nga gjenerata në gjeneratë. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *