Eleuthera, ishulli që ndan Oqeanin Atlantik nga Deti i Karaibeve

Eleuthera është njëri nga ishujt që gjenden brenda arkipelagut të Bahameve, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Nassau. Ky ishull është i gjatë rreth 180 km, ndërsa vende-vende ka gjerësinë prej vetëm 1.6 km.

Në pjesët e ngushta të ishullit vërehet më se miri një dukuri spektakolare: uji i kaltër i ndritshëm i detit të cekët të Karaibeve, në njërën anë – dhe ngjyra e kaltër e errët e Oqeanit Atlantik, në anën tjetër.

oqeani deti4

Lokacioni më i mirë për ta shikuar këtë mrekulli natyrore është ura e quajtur Dritarja prej Qelqi – që është një rikonstruim i urës natyrore prej shkëmbinjëve – e gjerë 10 metra.

Dritarja prej Qelqi është ndërtuar mbi urën natyrore që bashkon dy pjesët e Eleutheras, dhe menjëherë pas ndërtimit është bërë atraksioni më i vizituar turistik i ishullit.

Ura natyrore që bashkon Eleutheran veriore dhe atë jugore ekziston me shekuj, mirëpo ishte rrezikuar nga shkatërrimi, në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar, kur ishte goditur nga uraganët e fortë.

oqeani deti5

Atëbotë ishte marrë vendimi që kjo urë natyrore të përforcohej me beton – kështu mbi të është ndërtuar ura – e njohur si Dritarja prej Qelqi.

Për shkak të rrymimeve të shpeshta të ujit dhe ciklonëve të fuqishëm, kjo urë duhet mirëmbajtur dhe riparuar në vazhdimësi.

oqeani deti2

Ndërkaq, pas goditjes nga uragani Floyd, në vitin 1999, ura pothuajse ishte shkatërruar në tërësi – mirëpo ishte riparuar brenda disa muajsh dhe kështu gjeografia e ishullit u ndryshua përgjithmonë.

Që nga kjo goditje shkatërruese, që ka ngjarë vite me parë, një numër punëtorësh punojnë në mirëmbajtjen ditore të urës për t’i mbyllur vrimat që krijohen nga çasti në çast. /NGJYRA.COM/

oqeani deti3 oqeani deti6 oqeani deti7 oqeani deti8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply