Ëndrrat e fëmijëve në botën reale

A jeni pyetur ndonjëherë se si do të dukeshin në realitet ëndrrat e fëmijëve? Përgjigjen në këtë pyetje e jep fotografi nga Texas-i, Rhiannon Logsdon – i cili ka realizuar një galeri përrallore, që ilustron për mrekulli dukjen në realitet të ëndrrave të fëmijëve.

Logsdon kishte filluar të fotografonte botën e fëmijëve pasi që i kishte lindur fëmija i dytë.

“Fëmijët rriten dhe ndryshojnë shumë shpejt. Më pëlqen të kap jo vetëm pamjen e tyre të jashtme, por dhe imagjinatën – respektivisht, personazhin që e jetojnë në momentin e fotografimit”, thekson Longsdon.

Ai thotë se, inspirimi për botën e fëmijëve nuk mungon asnjëherë, mjafton t’i dëgjosh ata. Ndërkaq, në fotografitë e realizuara, Logsdon sjell botë e fëmijëve përplot imagjinatë, me libra, lodra, dragoj, dinozaurë. /NGJYRA.COM/

imagj femijet 00014 imagj femijet 00015 imagj femijet 00010 imagj femijet 00008 imagj femijet 00007 imagj femijet 00005 imagj femijet 00013 imagj femijet 00012 imagj femijet 00011 imagj femijet 00009 imagj femijet 00006 imagj femijet 00003 imagj femijet 00002 imagj femijet 00001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply