Fëmijët e Prishtinës të rrezikuar në parqet e lodrave

Ju kujtohet ajo thënia “e lavdishme” e politikanëve kosovarë (në kohën e zgjedhjeve) se, “fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi”. Epo, gjykuar nga kushtet që u ofrohen të vegjëlve në çerdhe, spitale, shkolla…, madje dhe parqet e lodrave… e ardhmja e këtij vendi duket goxha e zymtë.

Fatkeqësisht, me sëmundjen “asfalt-prioritetit” nga e cila lëngon qeveria qendrore (dhe të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës) është prekur edhe Komuna e Prishtinës.

Nëse kërkoni dëshmi për këtë gjë, mjafton të shikoni gjendjen e parqeve të lodrave në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë – ku lodrat janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa gjatë lojës, qindra e mijëra fëmijë që i frekuentojnë këto parqe, rrezikojnë të lëndohen seriozisht.

lodrat011

Këto parqe – të cilat në një mënyrë po e amortizojnë sadopak mungesën e fushave sportive të shkollave në kryeqytet – janë në këtë gjendje që një kohë të gjatë…, e megjithatë, asfaltimi i rrugëve në komunën e Prishtinës po vazhdon.

Se në çfarë gjendje janë këto parqe – ku mungojnë edhe shportat e bërllokut – dhe çfarë rreziku u kanoset fëmijëve derisa luajnë aty, mund të shihni në fotogalerinë që po ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/

Rrëshkitësja e rrezikshme…

lodrat008

Trafoja e hapur e rrymës, mu pranë kendit të lodrave…

lodrat012

Improvizimi i rrezikshëm për këmbët e fëmijëve

lodrat016

Vendi i kolovajzës…

lodrat004

Shtegu i rrezikshëm…

lodrat002

Gjendja e disa parqeve të lodrave në Breg të Diellit …

lodrat005 lodrat003 lodrat011 lodrat013 lodrat014 lodrat015 lodrat009 lodrat007 lodrat006 lodrat010

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *